Izraeli të enjten realizoi një aksion në spitalin al-Shifa të Gazës për të dytën ditë radhazi.
Të mërkurën, trupat izraelite kishin kryer aksionin në objektin më të madh mjekësor të enklavës bregdetare, duke filluar nga ora 2 e mëngjesit.
Kjo pasi që Izraeli ka pretenduar prej kohësh se Hamasi po përdorte spitalin si qendër komandimi.
Dhe ushtria izraelite ka thënë se aksioni e ka ndihmuar atë të gjejë prova për të mbështetur pohimet e tyre.
Por çfarë u gjet në spital?
Ushtria izraelite publikoi disa pamje nga “brenda një ndërtese të pazbuluar” brenda kompleksit mjekësor, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Pamjet tregonin tri çanta për të cilat ushtria pretendon se u gjetën të fshehura në një laborator MRI, secila me një pushkë sulmi, granata, uniforma të Hamasit dhe xhaketa.
Për më tepër, ushtria tregoi pushkë sulmi dhe një laptop që tha se ishin gjetur aty.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus, tha: “Këto armë nuk kanë absolutisht asnjë punë brenda një spitali”, duke shtuar se ai besonte se materiali ishte “vetëm maja e ajsbergut”.
Po tunelet dhe komanda ushtarake e Hamasit?
Në ditët para aksionit, Izraeli këmbënguli se Hamasi po operonte në tunele nëntokësore në spitalin al-Shifa.
Ai gjithashtu pretendoi se spitali ishte një qendër komandimi dhe post ushtarake për Hamasin.
An Al Jazeera digital investigation found no grounds to the Israeli forces claim that there is a Hamas tunnel under Gaza’s Sheikh Hamad Hospital ⤵️ pic.twitter.com/4640OprGwk
— Al Jazeera English (@AJEnglish) November 7, 2023
Pretendimet e Izraelit u mbështetën gjithashtu nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili akuzoi Hamasin për kryerjen e krimeve të luftës duke mbajtur selinë e tij ushtarake nën spital.
Megjithatë, shkruan Al Jazeera, më shumë se 24 orë pas fillimit të aksionit, ushtria izraelite nuk ka treguar prova as të tuneleve të drejtuara nga Hamasi dhe as të një qendre komanduese ushtarake nën spital.
Çfarë “vërehet” në pretendimet e Izraelit?
Mustafa Barghouti, sekretari i përgjithshëm i Iniciativës Kombëtare Palestineze, theksoi se ajo që Izraeli kishte treguar në videot nga spitali al-Shifa deri më tani, mund të ishte “mbjellë” lehtësisht nga vetë ushtria.
“Gjithçka që ata kanë treguar është një kallashnikov dhe një kompjuter portativ që mund ta vendosnin me lehtësi dhe të pretendonin se u gjet atje”, citohet të ketë thënë ligjvënësi palestinez veteran për Al Jazeera.
Në X, dikur në Twitter, ushtria izraelite së pari postoi një video në një turne nëpër pjesë të al-Shifa, për të cilën tha se ishte pa asnjë modifikim apo prerje.
Por e fshiu atë postim dhe më pas ripublikoi një video pothuajse identike, me disa ndryshime.
Në platformat sociale, kjo ngjalli më tej pyetjet në lidhje me vërtetësinë e pretendimeve të Izraelit.
Si është përgjigjur Hamasi?
Hamasi ka mohuar dhe hedhur poshtë deklaratat e fundit të ushtrisë izraelite.
“Forcat pushtuese janë ende duke gënjyer… pasi sollën disa armë, rroba dhe mjete dhe i vendosën në spital në një mënyrë skandaloze”, tha anëtari i lartë i Hamasit me bazë në Katar, Ezzat El Rashq, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Ai shtoi se Hamasi ka kërkuar vazhdimisht një komitet nga Kombet e Bashkuara, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq për të verifikuar pretendimet e Izraelit për tunelet e Hamasit nën spitalet e Gazës.
Por Barghouti vuri në pah se Izraeli i ka refuzuar vazhdimisht këto thirrje për një ekip të pavarur ndërkombëtar për të hetuar situatën në al-Shifa.
“Izraeli nuk e dëshiron këtë sepse ata e dinë se po gënjejnë”, mendon ai.
Çfarë po ndodh në al-Shifa tani?
Ushtria izraelite vazhdon të sulmojë al-Shifa, me trupa të dislokuara në të gjitha anët e spitalit, raportoi Hani Mahmoud i Al Jazeera nga Khan Younis në Gazën jugore.
Ushtria izraelite ka shkatërruar objektin e operacioneve të specializuara në objektin mjekësor.
Ndarjet, muret ndërmjet dhomave dhe të gjitha pajisjet mjekësore brenda ndërtesës janë rrënuar plotësisht, tha ai.
Qindra pacientë, mjekë dhe infermierë, dhe më shumë se 2,000 të tjerë të strehuar në al-Shifa besohet se janë ende në spital.
“Ajo që ne shohim sot është se kjo luftë ka të bëjë me sulmin ndaj civilëve dhe sulmimin e spitaleve dhe shkatërrimin e objekteve mjekësore”, tha Barghouti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit
Norvegjia t’i kërkojë GJND-së opinion këshillues për të dënuar qëndrimin e Izraelit ndaj UNRWA-s
SHBA paralajmëron Turqinë për liderët e Hamasit
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
SHBA paralajmëron Turqinë për liderët e Hamasit
Ku qëndrojnë Rusia dhe Ukraina, 1000 ditë pas fillimit të luftës mes tyre?
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian