LAJMI I FUNDIT:

Çfarë janë dhe si funksionojnë raketat anti-tank “Javelin” të cilat do t’i blejë Kosova

Çfarë janë dhe si funksionojnë raketat anti-tank “Javelin” të cilat do t’i blejë Kosova

Kosova së shpejti pritet të pajiset me mjete shumë të avancuara ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo do të vije si rrjedhojë pasi që SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”.


Për këtë ka njoftuar ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas kësaj, Departamenti Amerikan i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin amerikan dhe më pas do t’i fillojë proceduarat zyrtare.

Amerika pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave "Javelin"
Lexo po ashtu Amerika pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave "Javelin"

Por çfarë janë raktetat anti-tank “Javelin”  dhe si funksionojnë?

Sistemi i raketave luftarake Javelin është një sistem raketash taktik i lëvizshëm nga njeriu, me rreze të mesme veprimi që i siguron Ushtrisë Amerikane dhe Trupave Detare efekte precize të zjarrit të drejtpërdrejtë për të mposhtur tanket kryesore të betejës dhe automjetet e tjera të blinduara gjithashtu.

Ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë pas lëshimit dhe mund ta ngarkojnë për gjuajtjen e radhës. Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pasi të lëshohet.

Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë.

Ushtria amerikane ka prodhuar afro 38 mijë raketa të tilla deri tash. Rreth 20 deri në 25 mijë prej tyre janë përdorur në luftëra apo aksione të ndryshme – pjesa tjetër është përdorur për testime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori