LAJMI I FUNDIT:

Çfarë fshihet pas takimit të fshehtë në mes të shefit të Inteligjencës Ushtarake të Serbisë me kultivuesit e marihuanës Predrag Koluvija dhe Drago Raskovski?

Çfarë fshihet pas takimit të fshehtë në mes të shefit të Inteligjencës Ushtarake të Serbisë me kultivuesit e marihuanës Predrag Koluvija dhe Drago Raskovski?

Predrag Koluvija, i pandehuri i parë për kultivimin e marihuanës në plantacionin Jovanjica, dyshohet se kishte kontakte të shpeshta me shefin e Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Serbisë (VOA), Zoran Stojkoviq dhe ishte ndërmjetës në organizimin e një takimi në Nishit me zyrtarin maqedonas Drago Raskovski, i cili është bashkëpronar në biznes me Koluvijan.

Sipas medieve serbe, në verën e vitit 2019, Koluvija ishte takuar në tavernën Mrak në Nish me Stojkoviqin dhe Raskovskin në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.


Deri më tani nuk kuptohet se cili ishte qëllimi i bisedës, por thuhet se “ky ishte një takim shumë i rëndësishëm”, sepse Koluvija në “bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë zotëron 50 për qind të pronësisë së Rosomanit [plantacioni për përpunimin e kanabisit në Maqedoni të Veriut]”.

Duhet theksuar se sipas të dhënave zyrtare nga regjistri maqedonas, Qeveria nuk është bashkëpronare e kompanisë që ka një plantacion, por janë njerëz të afërt me Qeverinë.

Një hulumtim i mëhershëm tregoi se Raskovski nuk ishte vetëm sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, por se ai kishte lidhje të ngushta me një nga bashkëpronarët e një kompanie që kultivonte kanabis në një plantacion në Rosoman, të cilin ai e kishte në bashkëpronësi me Koluvijen dhe disa persona të tjerë. Në fillim të nëntorit 2019, një inspektim konstatoi një sërë parregullsish në këtë plantacion, ku disa nga fabrikat kanë përfunduar në tregun e zi.

Gazetarët e BIRN-it u përpoqën të mësojnë më shumë për takimin e supozuar. Ai u tha gazetarëve po u përgjigjej vetëm pyetjeve në lidhje me çështjen e fundit kundër tij, mirëpo më vonë tha se nuk donte të fliste për medie.

VOA ishte përpjekur të kontrollonte saktësinë e të dhënave për takimin në Nish. Gazetarët i kishin dërguar pyetje shefit të Inteligjencës Ushtarake në lidhje me natyrën e bashkëpunimit të kësaj agjencie me Koluvijen. Mirëpo, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk është kthyer përgjigjja.

Dokumenti i siguruar nga BIRN, i cili është pjesë e dosjes së çështjes “Jovanjica 2”, hedh një dritë mbi atë që nuk gjendet në aktakuzë, mbi lidhjet e Koluvijan me kryesinë e VOA-së.

Kjo aktakuzë shqyrton përgjegjësinë e disa anëtarëve të MPB-së, BIA-së dhe VOA-së në ofrimin e mbrojtjes së Koluvijas dhe punëtorëve të tij në kultivimin e kanabisit psikoaktiv. Bëhet fjalë për punonjës policie, inspektorë, nëpunës dhe zyrtarë të inteligjencës, ndërkohë që lidhjet e tyre me eprorët nuk janë objekt i hetimit. Ndryshe, gjykimi për “Jovanjica 2” është ende në pritje, pasi që 14 muaj gjykata nuk ka arritur të mbajë seancë paraprake, e cila është parakusht për fillimin e gjykimit. Seanca paraprake është anuluar 12 herë deri më tani.

Plantacioni i marihuanës Rosoman në Maqedoni të Veriut | Foto: BIRN

Roli i sekretarit maqedonase në punët e Koluvijas

Për rrolin e Raskovski me Koluvijan ishte shkruar për herë të parë në maj të 2021-së, ku në Maqedoni të Veriut ishte publikuar artikulli “Kthetrat e Koluvijas në Maqedoni të Veriut”.

Në këtë hulumtim ishte zbulua se gjatë vitit 2018, janë themeluar kompani të lidhura me Jovanjica në Maqedoninë e Veriut. Në atë vit filloi edhe eksporti i bimëve të kësaj kompanie përmes një ndërmjetësi, Superior nga Velika Plana.

Përkatësisht, për shkak të mashtrimit me eksportin e bimës së kivit, Ministria e Bujqësisë e ka futur Jovanjica të Koluvijas në listën e zezë të eksportuesve. Më pas, sipas konstatimeve të Prokurorisë serbe, Koluvija ka keqpërdorur kompaninë Superior, e cila kishte licencë për eksport dhe prodhim të bimëve për nevojat e Jovanjicas, duke i dorëzuar asaj kompanie fara psikoaktive të kërpit, me pretendimin se ishte kërp industrial. Bimët e prodhuara nga farat psikoaktive u rritën më pas në Jovanjica dhe më vonë u eksportuan në Maqedoni të Veriut nëpërmjet Superiorit.

Shumica e eksporteve janë bërë në vitin 2019 dhe një sasi më e vogël në vitin 2018. Rreth 60 mijë bimë kanabisi u eksportuan në një nga kompanitë e Koluvijas në Maqedoni të Veriut, THC Quality Group. Plantacioni i marihuanës Rosoman ishte pjesë e kësaj kompanie.

Siç ishte zbuluar, inspektimi i Ministrisë maqedonase të Shëndetësisë para aksionit të policisë në plantacionin Jovanjica në Serbi, filloi një kontroll të rregullt të kultivimit të kanabisit, gjatë të cilit u konstatuan parregullsi të shumta, por që nuk është arritur të konstatohet se sa bimë janë rritur në Rosoman apo për çfarë lloj kanabisi bëhet fjalë, gjë që hap mundësinë që një pjesë e tij të ketë përfunduar në tregun e zi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori