LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është “super manovra ushtarake”, nga më të mëdhatë në Detin e Zi që nga viti 1997 – të cilën Moska e sheh si provokim?

Çfarë është “super manovra ushtarake”, nga më të mëdhatë në Detin e Zi që nga viti 1997 – të cilën Moska e sheh si provokim?

Emërtimi “Flladi i detit” tingëllon romantik për një manovër ndërkombëtare ushtarake, që këtë vit jo vetëm që është shumë e madhe, por provokon edhe Moskën.

Në manovrën ushtarake, që drejtohet nga SHBA dhe Ukraina, marrin pjesë mijëra ushtarë, si edhe duzina avionësh e anijesh nga 32 vende.

Ushtria amerikane ka bërë të ditur, se manovra do të zgjasë dy javë, dhe është një nga më të mëdhatë në Detin e Zi që nga viti 1997.


Moska e shikon si provokim manovrën që kryhet para territorit të saj dhe i kërkoi Uashingtonit të heqë dorë.

Pak pas apelit drejtuar SHBA-së pati një incident në afërsi të Gadishullit të Krimesë të aneksuar nga Rusia.

Sipas të dhënave të Moskës, roja bregdetare ruse largoi nga ujërat e saj luftanijen britanike “HMS Defender”.

Mediat britanike e konfirmuan këtë, por theksuan, se anija vazhdoi kursin e saj.

Qeveria në Londër kishte folur për një stërvitje ushtarake ruse, që nuk kishte lidhje me “Defender”.

Kurse sipas Moskës, luftanija britanike kishte hyrë tre kilometra në territorin rus.

Moska: Manovra është provokim

Rusia ka përdorur fjalë të qarta për SHBA në lidhje me manovrën: “Përmasat dhe mënyra dukshëm agresive e manovrave ushtarake nuk i përgjigjen në asnjë mënyrë nevojave reale të sigurisë në rajonin e Detit të Zi”, thuhet nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

Zëdhënësja, Maria Saharova e cilësoi manovrën si provokim, që ka si synim sjelljen e armëve dhe pajisjeve ushtarake në Ukrainë.

Në prill marshimet e trupave ruse dhe ukrainase përgjatë kufirit lindor të Ukrainës sollën shqetësime në nivel ndërkombëtar dhe frikën se konflikti mund të shkallëzohej sërish.

Marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Gjermania dhe Franca në vitin 2015 ndërkohë ka ngrirë. Më shumë se 13.000 vetë kanë humbur jetën në konfliktin lindor në Ukrainë. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Azia
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori