LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është sëmundja e Parkinsonit, cilat janë simptomat dhe si mund të trajtohet?

Çfarë është sëmundja e Parkinsonit, cilat janë simptomat dhe si mund të trajtohet?

Sëmundja e Parkinsonit është çrregullimi i dytë më i zakonshëm neurodegjenerues në botë, menjëherë pas Alzheimerit.

Ndonëse nuk dihet saktë se përse njerëzit e zhvillojnë këtë sëmundje, ekspertët besojnë se është një kombinim i gjenetikës dhe faktorëve ambientalë që kontribuojnë në dëmtimin e qelizave nervore në tru.


Çfarë është sëmundja e Parkinsonit?

Sëmundja e Parkinsonit është sëmundje degjenerative neurologjike.

Kjo nënkupton se me kohën, truri i individit që jeton me këtë sëmundje dëmtohet më shumë e më shumë.

Personi që jeton me këtë sëmundje nuk ka mjaftueshëm dopaminë në tru, ndërkaq dopamina është përgjegjëse për transmetimin e sinjaleve mes qelizave nervore në tru.

Kur një individ ka humbje të nervave qelizorë në tru, kjo shkakton reduktim të kuantitetit të dopaminës në tru.

Cilat janë simptomat?

Simptomat kryesore të sëmundjes së Parkinsonit janë dridhja e pavullnetshme, lëvizjet që janë më të ngadalta se zakonisht dhe shtangia e muskujve.

Simptomat tjera mund të përfshijnë vështirësitë me balancim, dhimbjet nervore, pagjumësinë, djersitjen e tepërt, depresionin, ankthin, etj.

Si mund të trajtohet?

Megjithëse nuk ka ndonjë kurë të njohur për sëmundjen e Parkinsonit, simptomat mund të kontrollohen përmes trajtimit.

Forma më e zakonshme e trajtimit janë ilaçet.

Trajtimi me ilaçe përfshin rritjen e nivelit të dopaminës që arrin në tru dhe që i stimulon pjesët e trurit ku funksionon dopamina.

Megjithëse ky trajtim mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave, fatkeqësisht nuk e ngadalëson progresin e sëmundjes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori