LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është ky objekt që do të vendoset nesër në qendër të Prishtinës? (Foto)

Çfarë është ky objekt që do të vendoset nesër në qendër të Prishtinës? (Foto)

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, në profilin e saj në Facebook ka publikuar një fotografi.

Në bazë të asaj që ka shkruar Xharra, ky objekt, që nga nesër në qendër të Prishtinës, do t’ia kujtojë secilit prej nesh ndëshkimin me izolim të gjatë.


“Simboli që do të vendoset nesër në Sheshin “Nënë Tereza”, në orën 11:00, do t’ia rikujtojë EVROPËS, se ne evropianët e vjetër të këtij kontinenti duhet të trajtohemi të barabartë, njësoj si 500 milionë evropianë të tjerë”, ka shkruar Xharra.

Sipas saj, u desh të presim 17 vjet për një përgjigje pozitive për liberalizim.

“Edhe sa duhet të presim që të integrohemi në familjen e madhe të Evropës? Qytetarët e Kosovës nuk e kanë me borxh ta paguajnë faturën e dështimeve!”, ka shkruar ajo në Facebook. /Telegrafi/