Kreatina shpeshherë është temë debati në botën e shëndetit dhe fitnesit
Shpeshherë kreatina ndërlidhet me meshkujt që kanë trup të fryrë, por në përgjithësi reputacioni i saj varet nga personi në person.
E rëndësishme është se ju konsumoni kreatinë çdo ditë – thjesht nuk e dini këtë. P.sh., kur hani mish, mëlçitë dhe veshkat tuaja i marrin aminoacidet për ta krijuar kreatinë, e cila pastaj transferohet në muskuj si formë e energjisë qelizore që quhet monohidrati i kreatinë.
Suplementet e kreatinës funksionojnë ngjashëm, ku trupi e shndërron suplementin në fosfat kreatine, duke i ushqyer muskujt. Sasia e shtuar e suplementimit me kreatinë nënkupton se gjithashtu do të keni më shumë fuqi për më shumë përsëritje të një ushtrimi, transmeton Telegrafi.
Çfarë është kreatina?
Kreatina e ka dëshmuar veten përgjatë viteve si një prej suplementeve më efektive për përmirësimin e performancës gjatë ushtrimeve intensive. Qysh në vitet e 1970’ta, shkencëtarët sovjetikë e kanë ditur se suplementet e kreatinës e përmirësojnë performancën, dhe kjo ka kontribuar në dominancën olimpike të Bashkimit Sovjetik përgjatë viteve të 70’ta dhe 80’ta.
Kreatina në muskuj ndihmon që të rikuperoheni më shpejt mes përsëritjeve. Kjo nënkupton se vlerat e suplementit shërbejnë për ta shpejtuar kohën e rikuperimit. Kjo kontribuon që të shtoni më shpejt muskuj dhe forcë.
Si funksionon kreatina?
Kombinuar me ushtrime të peshës, kreatina e ngadalëson humbjen e masës së eshtrave gjatë plakjes dhe i lehtëson efektet e osteoartritit, ku nyejt shkaktojnë dhimbje. Duke marrë parasysh këtë, normalisht se kreatina ka efekte të ndryshme varësisht nga individi.
Në përgjithësi, efektet e kreatinës vërehen brenda një jave të përdorimit të suplementit – ku vëllimi i ushtrimeve dhe forcës rritet. Studimet e publikuara në revistën “Medicine & Science in Sports & Exercise” kanë zbuluar se fibrat muskulor rriten më shpejt pas suplementimit me kreatinë dhe ushtrimeve me rezistencë.
Përfitimet e kreatinës
Kur është fjala për rritjen e forcës muskulore, ekspertët e vlerësojnë kreatinën si efikase.
Analizat dhe eksperimentet e ndryshme tregojnë se kreatina e rritë forcën në pjesën e epërme dhe poshtme të trupit.
Por, efektet e kreatinës nuk janë vetëm këtë. P.sh., pagjumësia ka efekte negative në peformancën mendore dhe në disponim, e kjo pjesërisht ka të bëjë me një rënie të niveleve të kreatinës në tru.
Cilat ushqime kanë kreatinë?
Nëse nuk dëshironi ta merrni kreatinën si suplement por përmes ushqimit, atëherë mishi i kuq, salmoni, tuna dhe të verdhët e vezës janë të mbushur me kreatinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
Sekretet që nuk duhet t’i mbani të fshehta nga partneri
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshqve do të pendohej nëse do të ndahej
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit