Çfarë është kimioterapia parandaluese që i është nënshtruar Kate Middleton
Derisa Princesha e Uellsit, Kate Middleton zbuloi se kanceri u gjet pas operacionit të saj abdominal në muajin janar, ekspertët shpjegojnë se çfarë është kimioterapia parandaluese, të cilës iu nënshtrua menjëherë Princesha e Uellsit.
Çfarë është kimioterapia parandaluese?
Princesha e Uellsit deklaroi se para se të hynte në operacionin e saj në janar, mendohej se gjendja e saj nuk ishte kancerogjene, shkruan Sky News.
Por, pas operacionit, testet zbuluan se kanceri ishte i pranishëm.
E njohur gjithashtu edhe si terapia ndihmëse, kimioterapia parandaluese përdoret shpesh pas operacionit për të zvogëluar mundësinë e rikthimit dhe përhapjes së kancerit.
“Edhe pas heqjes së suksesshme të të gjithë kancerit të dukshëm me operacion, qelizat mikroskopike të kancerit mund të mbeten të fshehura në trup dhe nuk mund të zbulohen nga testet aktuale”, shpjegon Lawrence Young, profesor i onkologjisë molekulare në Universitetin e Warwick.
Kur përdoret kimioterapia parandaluese?
Specialisti i lartë për trajtimin e kancerit dhe konsulenti onkolog Dr Karol Sikora thotë se mund të përdoret kur “rreziku i përsëritjes është i lartë”.
“Mënyra se si ofrohet trajtimi është shumë më i mirë tani dhe është bërë me të vërtetë shumë profesionalisht dhe ajo do të marrë kujdesin më të mirë të mundshëm”, tha ai për Sky News.
Ai gjithashtu shpjegon se mjekët janë në gjendje të parashikojnë “trajtimin e duhur për pacientin e duhur”.
“Megjithëse është e pakëndshme, kimioterapia është me përfitim të madh”.
Thomas Moore, korrespondenti shkencor i Sky News, shpjegon procedurën e zakonshme pas shumë operacioneve.
“Ata bëjnë teste në qeliza dhe atëherë mund të kenë zbuluar se ishte kancerogjen”, thotë ai.
“Kur ata flasin për kimioterapinë parandaluese, kjo është në rast se ka ndonjë qelizë tjetër që ka mbetur pas operacionit, për t’u siguruar që nuk janë farat e një kanceri që rritet përsëri”.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (në Britani) e përshkruan kimioterapinë ndihmëse si kimioterapi e përdorur për të “ulur rrezikun e rikthimit të kancerit pas radioterapisë ose operacionit”.
Ndonjëherë kanceri mund t’i ‘shpëtojë organit të origjinës’
Dr.Mangesh Thorat, Kirurg Konsulent i Gjirit në Spitalin Universitar Homerton, thotë se testet dhe skanimet nuk mund të zbulojnë kanceret mikroskopike, kështu që trajtimet parandaluese përdoren kur dihet se kanceri është i pranishëm.
Pasi u zbulua se kanceri ishte i pranishëm pas operacionit të Princeshës së Uellsit, vendimi për t’i dhënë kimioterapi asaj do të jetë marrë për t’u siguruar që çdo qelizë kanceroze e mbetur të vritet.
“Kirurgjia është forma më kuruese e trajtimit për kancerin e organeve të ngurta në fazat e hershm”, thotë ai.
“Megjithatë, herë pas here disa qeliza kanceroze ikin nga organi i origjinës së tyre dhe fillojnë të banojnë në organe të tjera si mushkëritë ose mëlçia”.
“Testet dhe skanimet e disponueshme aktualisht nuk janë në gjendje të zbulojnë një përhapje të tillë mikroskopike dhe për këtë arsye për të përmirësuar shanset e shërimit, trajtimi i supozuar i një përhapjeje të tillë të mundshme shpesh ndërmerret edhe pasi kanceri në organin e ngurtë të origjinës është hequr plotësisht”.
“Në varësi të llojit të kancerit, përdoren një sërë ilaçesh që mund të arrijnë të gjitha organet e trupit ku mund të ketë ndodhur një përhapje e tillë”.
“Kimioterapia është një lloj i tillë trajtimi që përdor ilaçe të cilat veçanërisht veprojnë në qelizat që ndahen me shpejtësi, për shembull, qelizat e kancerit, dhe vret qeliza të tilla”.
A funksionon më mirë në grupe të caktuara?
Andrew Beggs, bashkëpunëtor i lartë klinik dhe konsulent kirurg kolorektal i MRC-s, në Universitetin e Birminghamit, e përshkruan kimioterapinë parandaluese si “pak si pastrimi i dyshemesë me zbardhues kur keni derdhur diçka mbi të, kimioterapia vret çdo qelizë të derdhur”.
“Mosha nuk ka asnjë ndikim në shkallën e suksesit të kimioterapisë, përveç rasteve kur kanceret janë ‘imune të nxehtë’ që janë më të zakonshme tek të rinjtë – në këtë rast mund të jepet një lloj kimioterapie e quajtur imunoterapi”.
Ai thotë se të rinjtë mund të “tolerojnë doza më të larta të kimioterapisë” më mirë, kështu që mund t’u jepen teraoi më të forta trajtimi që kanë “më shumë gjasa të vrasin çdo qelizë të mbetur”.
Eksperti pohon se kimioterapia “përgjithësisht jepet nga tre deri në 12 muaj, në varësi të llojit të kancerit”.
Sa zgjat kimioterapia parandaluese?
Varet nga lloji dhe faza e kancerit, por këto detaje nuk i ka bërë të ditura Kate Middleton.
“Lloji i kimioterapisë dhe kohëzgjatja e trajtimit varet nga lloji dhe faza e kancerit siç konfirmohet nga ekzaminimi i kancerit të hequr gjatë operacionit”, thotë profesori Lawrence.
Ai shpjegon se efektet anësore të kimioterapisë “varen gjithashtu nga lloji i barnave të përdorura, por zakonisht përfshijnë lodhjen, të përzierat, rrezikun e shtuar për të marrë një infeksion dhe humbjen e oreksit”.
Ndërsa nuk dihet se në cilën fazë të kancerit është Middleton, Prof Lawrence thekson se “një zbulim rastësor i kancerit gjatë operacionit për çrregullime të tjera shpesh shoqërohet me zbulimin e tumorit në një fazë të hershme kur kimioterapia pasuese është shumë më efektive”.
Si aplikohet zakonisht kimioterapia parandaluese?
Pat Price, kryetare e Radioterapisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një mjeke e lartë për trajtimin e kancerit, tha se vetë operacioni do ta ketë hequr kancerin.
“Ndonjëherë në disa tumore ka pak shqetësim nëse ka ndonjë gjë që ka mbetur pas ose nëse ekziston rreziku që të kthehet”, tha ajo për Sky News.
Më pas, mjekët do të përdorin shpesh kimioterapi parandaluese, zakonisht në formën e tabletave ose injeksioneve, thotë ajo.
Kjo shpesh jepet për një periudhë prej katër ose gjashtë muajsh dhe më pas përfundon, në pikën kur gjërat të jenë në rregull.
Ajo shpjegoi se kimioterapia godet të gjitha qelizat e një personi – si qelizat e kancerit ashtu edhe indet normale.
Kjo më pas mund të shkaktojë probleme me palcën e eshtrave dhe zorrët, duke shkaktuar simptoma të tilla si mundim ose numërim të ulët të gjakut.
Disa njerëz e menaxhojnë mirë, thotë ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është PSA dhe kur vlerat e saj tregojnë kancerin e prostatës: Pse meshkujt duhet të kontrollojnë antigjenin specifik
FDA-ja ndalon përbërësin në pijet e gazuara: BVO-ja çon në probleme të zemrës, ndërhyn me jodin në funksionin e saj në gjëndrën tiroide
Çfarë janë fibrat dietike dhe përse janë të rëndësishme ato?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Ana merr mbështetje masive online pas sulmeve dhe dramave në Big Brother VIP Kosova
“Produksion i pisët” - Ana reagon në Instagram pas videos së ish-të dashurit
Lideri rebel sirian jep intervistën e parë - zbulon qëllimin dhe strategjinë për rrëzimin e Assadit
Pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj Thaçit nga Specialja, reagon Krasniqi
Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës, Bislimi: Kemi dëshmi për komunikimet përpara dhe ndoshta pas sulmit
Arteta i thotë ylli të Arsenalit se është i lirë të largohet qysh në janar