LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të bëni që vetura të mos ju ngrijë gjatë natës: Truqe të shkëlqyeshme të shoferëve me përvojë!

Çfarë duhet të bëni që vetura të mos ju ngrijë gjatë natës: Truqe të shkëlqyeshme të shoferëve me përvojë!

Mos e prisni mëngjesin për t’u përballur me veturën e ngrirë

Jeta do t’ju jetë shumë më e lehtë nëse që më parë kujdeseni për disa gjëra dhe bëni disa veprime të caktuara të cilat do ta pengojnë ngrirjen! – transmeton Telegrafi.

Po ju paraqesim shtatë këshilla të shkëlqyeshme se si të mos ju ngrijë as xhami, as dyert, por as bravat dhe si ta zgjidhni problemin nëse ju ndodh kështu:

1. Parkojeni veturën në drejtim të lindjes

Nëse kemi mundësi, gjithmonë veturën parkojeni në atë mënyrë që të jetë i kthyer në drejtim të lindjes. Nëse veproni kështu, rrezet e para të mëngjesit ngadalë do të shkrijnë akullin në xhamin e përparmë.

2. Ndihmojnë alkooli dhe sapuni

Bëni lëng për shkrirje akulli të cilin në mëngjes vetëm spërkatni mbi akull. Në një shishe qitni një litër alkool, një decilitër ujë dhe 1 lugë detergjent për larje të enëve. Tundeni mirë. Ekziston edhe një recetë e mirë – në shishe me spërkatës qitni alkool dhe ujë në përqindje 2:1 (dy të tretat alkool dhe një të tretën ujë).

3. Mbroni bravat nga akulli

Mbrojtja më e mirë është spreji i dedikuar bash për këtë qëllim, ndërsa nëse brava ngrihet, çelësin nxeheni me shkrepës dhe do të arrini ta hapni veturën.

4. Për të mos u ngrirë dyert

Lyeni gomën rreth dyerve të veturës me ndonjë yndyrë. Mund të jetë glicerinë, vazelinë, vaj ushqimi etj. Bëjeni këtë sapo të dilni nga vetura në mënyrë që në mëngjes pa problem të mund t’i hapni dyert.

5. Çorape në fshesa

Është e vërtetë, mirë e keni lexuar. Fusni në çorape fshesat në mënyrë që në mëngjes të mos i gjeni “ngjitura” për xhamin me akull. Ose, thjesht, ngrini lart që të mos qëndrojnë mbi xham që të mos ngjiten.

6. Mbrojtje për retrovizorin

Retrovizorët e jashtëm në veturë nuk do të ngrijnë nëse i mbështillni me qese plastike. Mund t’i mbështillni edhe me shirit gome.

7. Vendosni karton mbi xham

Kjo është mënyrë e shkëlqyeshme e preventivës që xhamat e veturës të mos ngrijnë. Këtë mënyrë shoferët shpesh e përdorin. Në vend të kartonit mund të vendosni edhe peshqir të vjetër.

Kujdes!

Xhamave të ngrirë kurrë mos i hidhni ujë të nxehtë, sepse mund të pëlcasin, posaçërisht nëse mund të kenë dëmtime të vogla, thonë ekspertët. Zgjedhje më e mirë është uji i vakët të cilin në xhama duhet ta qitni me leckë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori