LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të bëni nëse macja juaj refuzon ushqimin?

Çfarë duhet të bëni nëse macja juaj refuzon ushqimin?

Nëse macja juaj ndonjëherë e injoron ushqimin dhe mbase nuk ha ditë të tëra, është koha që të interesoheni përse ndodh ashtu dhe kur duhet të filloni të shqetësoheni?

Sipas natyrës, macet dinë të ndalojnë në kohë, nuk ngopen “nga stomaku”, karakterizohen nga kujdesi në ushqim.


Vetëm disa mace hanë shpesh, por në sasi të vogla, transmeton Telegrafi.

Kur e adhuruara juaj largohet nga ushqimi, pronari fillon të shqetësohet, a është ajo një shprehi apo macja juaj është e sëmurë?

Stresi

Lëvizja, humbja e pronarit, shfaqja e një fëmije në shtëpi, një skandal në shtëpi, frika, një tërmet… Edhe riorganizimi i mobileve mund ta zemërojë një mace për një kohë të gjatë.

Leshi në traktin tretës

Kur macet lëpijnë plotësisht leshin e tyre, një pjesë e qimeve gëlltitet dhe shkakton një bllokim në kalimin e ushqimit. Më shpesh, racat me qime të gjata vuajnë nga kjo.

Pjata e ndotur ose ushqim i ri

Një kalim i papritur në një ushqim tjetër ose një ndryshim i plotë në dietë mund të “shkurtojë” oreksin e maces për 2-3 ditë. Dhe nganjëherë arsyeja e refuzimit për të ngrënë mund të jetë një tas i ndotur.

Instinkti seksual

Instinkti seksual tek macet është shumë i theksuar, këto kafshë mund të humbasin oreksin edhe një javë para fillimit të estrusit. Duke qenë se kanë një nuhatje fenomenale, mund të refuzojnë plotësisht ushqimin nëse në lagje ka mace që janë gjithashtu në këtë fazë.

Helmimi

Nëse macja bredh lirshëm në rrugë, mund të jetë helmuar nga helmi i miut ose ushqimi i prishur nga koshi i plehrave. Po, mos mendoni se ajo nuk do të futet në mbeturina. Në shtëpi, në fund të fundit, nuk e lejoni gërmimin nëpër koshin e plehrave. Dhe këtu është liria. Nëse macja nuk ha, merr frymë shpesh, nëse ka të vjella dhe temperaturë, vraponi te veterineri! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori