LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dimë për sulmet hakmarrëse të SHBA-së në Irak dhe Siri

Çfarë dimë për sulmet hakmarrëse të SHBA-së në Irak dhe Siri

Forcat amerikane kanë bombarduar 85 objektiva në Irak dhe Siri si hakmarrje për një sulm që la të vdekur tre trupa amerikane në një bazë ushtarake në Jordani.

Sipas zyrtarëve amerikanë, sulmi i koordinuar ishte kundër Forcave Quds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe grupeve të milicisë aleate.


Me aeroplanë luftarakë, bombardues me rreze të gjatë e 125 municione precize - si nisi SHBA-ja hakmarrjen në Siri dhe Irak?
Lexo po ashtu Me aeroplanë luftarakë, bombardues me rreze të gjatë e 125 municione precize - si nisi SHBA-ja hakmarrjen në Siri dhe Irak?

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se sulmet e SHBA-së “do të realizohen me kohë dhe në vendet që ne zgjedhim”, raporton bbc.

Kritikët kanë argumentuar se sulmet duhet të kishin ndodhur më herët, transmeton Telegrafi.

Çfarë dimë për operacionin amerikan?

Në një deklaratë të Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom) shkruante se sulmi ndodhi në orën 16:00 EST (21:00 GMT) – që është rreth mesnatës sipas kohës lokale në rajon.

Forcat përdorën aeroplanë të shumtë, duke përfshirë bombarduesit B-1 që goditën gjithsej 85 objektiva në shtatë vende.

Më shumë se 125 municione precize janë përdorur, thuhet në deklaratë.

Pamjet e para të sulmeve amerikane në Irak dhe Siri, flakë e shpërthime të forta
Lexo po ashtu Pamjet e para të sulmeve amerikane në Irak dhe Siri, flakë e shpërthime të forta

Gjenerali amerikan, Douglas Sims tha se bombarduesit B-1 “fluturuan një rrugë të vetme pa ndalesë nga SHBA-ja” dhe ishin në gjendje “të hidhnin bombat dhe të largoheshin”.

Ai shtoi se SHBA-të janë “shumë të sigurta” se vendet e goditura ishin “shumë domethënëse në degradimin e aftësive të militantëve. Ne do të dimë më shumë rreth suksesit pasi të bëjmë vlerësimet e para”, tha Gen Sims.

Çfarë dimë për objektivat?

Zyrtarët amerikanë kanë fajësuar për sulmin një grup milicësh të mbështetur nga Irani, Rezistencën Islamike ndërsa thonë se dronët ishin prodhuar nga Irani dhe i ngjashëm me ato që furnizoheshin në Rusi.

Organizata militante – një grup ombrellë i milicive të shumta – besohet se është armatosur, financuar dhe trajnuar nga IRGC.

Shtatë lokacione u goditën – katër në Siri dhe tre në Irak – mbi 30 minuta.

Reagon Biden: Nëse lëndoni një amerikan, ne do të përgjigjemi
Lexo po ashtu Reagon Biden: Nëse lëndoni një amerikan, ne do të përgjigjemi

Objektet e goditura përfshinin operacione komandimi, kontrolli dhe objekte të zinxhirit të furnizimit me municione të “grupeve të milicisë dhe sponsorëve të tyre të IRGC që lehtësuan sulmet kundër forcave të SHBA-së dhe koalicionit”, shtoi Pentagoni.

Gjithashtu në shënjestër ishin qendrat logjistike dhe njësitë e magazinimit të dronëve.

Sipas raporteve të agjencisë së lajmeve AFP, vëzhguesi i luftës siriane për të drejtat e njeriut tha se të paktën 13 luftëtarë pro-Iranit u vranë në Sirinë lindore.

Nuk pati sulme në tokën iraniane dhe një luftanije iraniane në Detin e Kuq, që mendohet se ishte e përfshirë në ndihmën e sulmeve të drejtpërdrejta të Houthi-ve ndaj anijeve tregtare, nuk ishte në shënjestër.

Çfarë kanë thënë zyrtarët amerikanë?

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Joe Biden tha se vendi i tij “nuk kërkon konflikt në Lindjen e Mesme apo askund tjetër në botë”.

Por, paralajmëroi se “të gjithë ata që na bëjnë keq, le ta dinë këtë: nëse dëmtoni një amerikan, ne do të përgjigjemi”.

Sulmet erdhën disa orë pasi presidenti amerikan mori pjesë në ceremoninë e riatdhesimit të trupave të pajetë të William Rivers, 46 vjeç, Kennedy Sanders, 24 vjeç dhe Breonna Moffett, 23 vjeç.

Më shumë se 40 anëtarë të tjerë të shërbimit u plagosën në të njëjtin sulm me dron, i cili goditi Tower 22 – bazë amerikane në verilindje të Jordanisë.

Iraku u informua përpara sulmeve amerikane
Lexo po ashtu Iraku u informua përpara sulmeve amerikane

Republikanët kritikuan kohën, duke thënë se pritja ishte shumë e gjatë. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se çdo vonesë ishte për shkak të motit të keq, e cila ndikonte në goditjen e objektivave.

Kongresmeni republikan nga Florida, Byron Donalds, duke folur për Fox News pas sulmit të SHBA-së, tha se “këto sulme duhet të kishin ndodhur në të njëjtën ditë kur u vranë pjesëtarët e shërbimit tonë”.

Pas sulmit, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA-ja nuk ka pasur asnjë komunikim me Iranin që nga 28 janari – dita kur ndodhi sulmi me dron.

Si do të përgjigjen Irani dhe milicitë?

Irani ka mohuar se kishte ndonjë rol në sulmin vdekjeprurës në Kullën 22.

“Asnjë kërcënim nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha komandanti i Gardës Revolucionare, gjeneralmajor Hossein Salami, i cili këshillon Udhëheqësin Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, të mërkurën, përpara se të fillonte hakmarrja amerikane.

Deklaratat erdhën një ditë pasi Amir Saeed Iravani, ambasadori i Iranit në OKB, u tha gazetarëve iranianë në New York se Teherani do të “përgjigjej me vendosmëri” ndaj çdo sulmi ndaj vendit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Irna.

Me sulmet e fundit në Irak, Biden i ka dërguar mesazh Iranit
Lexo po ashtu Me sulmet e fundit në Irak, Biden i ka dërguar mesazh Iranit

Ekspertët besojnë se vonesa gati njëjavore kishte për qëllim të lejonte Iranin të tërhiqte personelin, duke shmangur potencialisht një konflikt më të gjerë.

“Nëse e dini se jeni një objektiv, thjesht zhdukeni”, tha një zyrtar irakian për BBC News.

Një përgjigje e mundshme nga Irani mund të ngjajë me atë që ndodhi në ditët pas vrasjes së gjeneralit të IRGC, Qasem Soleimani nga SHBA-ja.

Pesë ditë pas atentatit, Irani hodhi breshëri raketash balistike në bazat amerikane në Siri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori