LAJMI I FUNDIT:

Iraku u informua përpara sulmeve amerikane

Iraku u informua përpara sulmeve amerikane

Shtetet e Bashkuara kanë informuar Irakun rreth sulmeve të mbrëmshme kundër tre caqeve të militantëve, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve se “ne e informuam qeverinë irakiane përpara sulmeve”.


Ai kështu deklaroi vetëm pak minuta pasi ushtria irakiane i akuzoi amerikanët si shkelës të sovranitetit të Irakut, raporton skynews.

Pamjet e para të sulmeve amerikane në Irak dhe Siri, flakë e shpërthime të forta
Lexo po ashtu Pamjet e para të sulmeve amerikane në Irak dhe Siri, flakë e shpërthime të forta

Zyrtari amerikan tha se sulmi ajror ishte “një kërcënim që do t’i shkaktojë Irakut dhe rajonit pasoja të paparashikuara”.

Forcat ushtarake amerikane goditën më shumë se 85 objektiva në Irak dhe Siri si hakmarrje për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë në Jordani.

Grupet e ndryshme të mbështetura nga Irani, Nujaba, tha se do të vazhdojë të nisë sulmet në rajon derisa të përfundojë lufta e Gazës dhe forcat amerikane të largohen nga Iraku. /Telegrafi/