Mëngjesin e sotëm një aeroplan ushtarak rus u rrëzua mbi rajonin Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën.
Por, çfarë dimë deri më tani rreth ngjarjes tragjike, ku raportohet se kanë vdekur dhjetëra ushtarë të burgosur ukrainas.
Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, aeroplani Ilyushin Il-76 u rrëzua në orën 11:15 me orën lokale.
Përplasja ndodhi në verilindje të Belgorodit në Rusinë perëndimore – vendi i shumë granatimeve ndërkufitare, raketimeve dhe sulmeve me dron, raporton skynews.
Moska ka akuzuar Ukrainën për rrëzimin e saj, duke thënë se radari rus zbuloi lëshimin e dy raketave nga Kharkivi.
Para kësaj, politikani rus dhe ish-gjenerali, Andrei Kartapolov tha se tre raketa, ose Patriots të prodhuara nga SHBA ose IRIS-T të prodhimit gjerman, u përdorën për ta rrëzuar atë.
Kievi ende nuk ka komentuar se pse u rrëzua aeroplani ndërsa pretendimet e rusëve ende nuk janë verifikuar.
Mykhailo Podolyak, këshilltar presidencial ukrainas, i tha agjencisë së lajmeve reuters se “komentet do të vijnë pak më vonë” dhe “duhet kohë për të sqaruar të gjitha të dhënat”.
Hetuesit rusë mendohet se tashmë po analizojnë aksidentin.
Ministria ruse e mbrojtjes thotë se 74 persona ishin në bord, duke përfshirë 65 të burgosur lufte ukrainas në rrugë për shkëmbimin e të burgosurve.
“Gjashtë anëtarë të ekuipazhit, 65 personel ushtarak ukrainas për shkëmbimin dhe tre personel ushtarak rus që i shoqëronte” ishin në bord, tha ministria.
Ekuipazhi dhe të gjithë pasagjerët e aeroplanit mbetën të vdekur.
Mediat ukrainase kanë sugjeruar se aeroplani mbante raketa S-300, megjithëse disa nga këto raportime që atëherë janë ndryshuar ose rrëzuar. Këto raportim nuk janë verifikuar.
Moska pretendon se 65 të burgosurit ukrainas ishin rrugës për t’u shkëmbyer me rusët e mbajtur nga Kievi.
Një numër shkëmbimesh të burgosurish kanë ndodhur midis Kievit dhe Moskës gjatë gjithë konfliktit.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se një shkëmbim do të bëhej në pikën e kontrollit Kolotilovka në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës.
Ai tha se aeroplani kishte fluturuar nga baza ajrore, Chkalovsky afër Moskës për në Belgorod, në të cilin rast do të ishte në fazën përfundimtare të fluturimit të tij.
Zëdhënësi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Andriy Yusov tha për Radio Svoboda se një shkëmbim të burgosurish ishte planifikuar për sot, por shtoi se “ai nuk po ndodh për momentin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përplasen “kokë më kokë” dy autobusë në Saarbrücken të Gjermanisë, raportohet për disa të lënduar, përfshirë fëmijë

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina ‘shumë afër’ nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri