Zbulimi i varreve masive në Gaza, që sipas autoriteteve palestineze përmbajnë qindra trupa, kanë ndikuar që shefi i të drejtave të OKB-së, Volker Türk, të bëjë thirrje për një hetim ndërkombëtar.
Ndonëse nuk përcaktohet sipas ligjit ndërkombëtar, një varr masiv është vendvarrim që përmban trupa të shumtë, zbulimi i të cilëve mund të jetë i rëndësishëm në zbulimin e krimeve të mundshme të luftës.
Çfarë dihet për varret masive të zbuluara në Gaza?
Autoritetet palestineze kanë njoftuar se një varr i zbuluar pranë spitalit Nasser, objektit kryesor mjekësor në Gazën Qendrore, përmbante rreth 400 trupa. Varri u zbulua pasi trupat izraelite u tërhoqën nga qyteti Khan Younis.
Një tjetër varr është gjetur edhe në spitalin Al Shifa në veri të Gaza-s, i cili ishte shënjestruar nga një operacion i forcave speciale izraelite, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara, Ravina Shamdasani, tha se një hetim është i nevojshëm për të verifikuar numrin e trupave të gjetur, edhe pse duket qartë se janë zbuluar shumë trupa.
“Disa prej tyre i kishin duart e lidhura, gjë që natyrisht tregon shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar, andaj një hetim i mëtejshëm është i nevojshëm”, tha Shamdasani.
A ka nisur hetimi?
Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka një hetim aktiv për mizoritë e 7 tetorit nga militantët e Hamasit.
Prokuroria ka juridiksion në territoret palestineze, por ende nuk ka bërë ndonjë koment publik për zbulimin e varrezave masive.
Ku tjetër janë zbuluar varre masive?
Shembujt e fundit të varreve masive përfshijnë konfliktet në Sudan dhe Ukrainë.
Kievi thotë se më shumë se 1,400 njerëz u vranë në qytetin Bucha në fillim të pushtimit rus të Ukrainës në shkallë të plotë më 24 shkurt të vitit 2022, me më shumë se 175 viktima të zbuluara në varre masive.
Duke shënuar dy vjet nga ngjarjet në Bucha, Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, tha se vrasjet “bartin shenja të gjenocidit”.
Gjithashtu, edhe në Darfurin e Sudanit të paktën 1,000 trupa u varrosën në Al Ghabat gjatë masakrave në qytetin El Geneina midis prillit dhe qershorit të vitit të kaluar.
A është e jashtëligjshme të dëmtosh një varr masiv?
Sipas Konventave të Gjenevës të vitit 1949, nënshkrues i të cilave është edhe Izraeli, palët në konflikt duhet të marrin të gjitha masat e mundshme për të parandaluar “prishjen e trupave të të vdekurve”.
E drejta zakonore ndërkombëtare humanitare (DNH) kërkon që të vdekurit të respektohen, duke përfshirë parandalimin e plaçkitjeve të varreve dhe identifikimin e mbetjeve njerëzore.
DNH ndalon gjithashtu gjymtimin, përdhosjen dhe format e tjera të “mosrespektimit ndaj të vdekurve”, ndërsa palët duhet të marrin masa për mbrojtjen e varrezave.
Në vitin 2022, në një rast lidhur me vrasjet e palestinezëve në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor, Gjykata Supreme e Izraelit vendosi se Ministria izraelite e Mbrojtjes ishte përgjegjëse për “vendndodhjen, identifikimin, evakuimin dhe varrosjen e trupave” të përfshirë në luftime.
Madje, gjykatësit vendosën se trupat duhet t’u dorëzohen autoriteteve palestineze e të mos varrosen në varreza masive.
Përdhosjen dhe gjymtimin e trupave të vdekur e konsideron si fyerje ndaj dinjitetit personal edhe statusi themelues i Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Romës.
Ndërsa sa i përket vazhdës së konfliktit izraelito-palestinez, forcat e IDF-së kanë mohuar të kenë varrosur palestinezët në varre masive.
A kanë qenë të rëndësishme varret masive në gjykimet e kaluara për krimet e luftës?
Dëshmitë për varrezat masive luajtën një rol vendimtar në gjyqet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të OKB-së për ish-Jugosllavinë.
Gjyqi vendosi se masakra e Srebrenicës së Bosnje dhe Hercegovinës në vitin 1995 ku forcat serbe vranë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë ishte gjenocid.
Personi i parë që u dënua për gjenocid nga gjykata gjatë asaj kohe ishte gjenerali serb i Bosnjës, Radislav Krstiq.
Gjykatësit nga provat zbuluan se qindra viktima ishin varrosur me sy të mbyllur dhe me duart e lidhura pas shpine.
“Varrezat masive përmbajnë prova kritike për të vërtetuar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur. Duhet të merren masa të menjëhershme për të mbrojtur dhe dokumentuar vendet ku janë raportuar varreza masive në Gaza”, tha Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).
ICMP i cili ka ndihmuar edhe në identifikimin e mijëra viktimave të varrosura në varreza masive gjatë luftërave ballkanike në vitet 1990, tha se në rast se krimet e luftës ndodhin, “këto procese bëjnë të mundur vendosjen e autorëve para drejtësisë”.
Cilat janë pasojat e shkeljes së ligjeve për varret masive?
Nëse rivarrosja ose hapja e varreve çon në përdhosjen e mbetjeve njerëzore, Gjykata Ndërkombëtare Penale mund të ngrejë akuza.
Gjithashtu, raportet e përpjekjes për të mbuluar krimet duke vendosur njerëzit në varreza masive mund të përdoren si provë për të vërtetuar se autorët e dinin se vrasjet ishin të paligjshme.
Rastet e njerëzve të varrosur me duar të lidhura pas shpine mund të përdoren nga gjykata për të konkluduar se të vrarët nuk ishin luftëtar aktiv. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje