LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dihet për urën Francis Scott Key në Baltimore, e cila u shemb pjesërisht pas përplasjes së një anije mallrash

Çfarë dihet për urën Francis Scott Key në Baltimore, e cila u shemb pjesërisht pas përplasjes së një anije mallrash

Një anije për transportim mallrash është përplasur sot në mëngjes me një urë të famshme në Baltimore, e cila si pasojë e përplasjes u shemb pjesërisht.

Por çfarë dihet për urën Francis Scott Key, e cila shtrihet mbi lumin Patapsco në portin e Baltimorit, transmeton Telegrafi.


Kjo urë u hap për përdorim në vitin 1977 dhe mori emrin nga autori i “The Star-Spangled Banner”, thuhet në ueb-faqen e autoritetit të transportit në Maryland.

Shembja e pjesshme e urës në Baltimore, raportohet për 20 punonjës në ujë – nuk ka të lënduar në anijen që u përplas në urë
Lexo po ashtu Shembja e pjesshme e urës në Baltimore, raportohet për 20 punonjës në ujë – nuk ka të lënduar në anijen që u përplas në urë

Ajo është 2.6 kilometra, kurse Francis Scott Key besohet të jetë ulur në afërsi të urës dhe ishte dëshmitar i bombardimit të Fort McHenry në vitin 1814, duke e inspiruar të shkruaj tekstin e himnit kombëtar amerikan.

Porti i Baltimorit transporton mbi 52 milionë tonelata mallra ndërkombëtare, që kapin vlerën e mbi 80 miliardë dollarë në vit – i nënti më i madhi në portet amerikane.

Mbi urën që u shemb pjesërisht kalojnë 11.5 milionë vetura në vit, për faktin se është pjesë e një autostrade që lidhë Baltimorin me pjesët e tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori