LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dihet për shpërthimin e “pneumonisë misterioze” në Kinë?

Çfarë dihet për shpërthimin e “pneumonisë misterioze” në Kinë?

Ndërsa Kina do të jetë në dimrin e saj të parë pa kufizime strikte që ishin vendosur për shkak të COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë tre vjet më parë, një valë sëmundjesh respiratore po përfshin të gjithë vendin.

Dhe rritja e pazakontë e rasteve ka shtyrë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të nxisë Kinën për informacion shtesë mbi shpërthimin dhe të kërkojë masa të zgjeruara reagimi.


Megjithëse shkaku i këtij trendi është i paqartë, disa ekspertë shëndetësorë po ia atribuojnë atë një efekti të përbashkët dhe të përkohshëm të heqjes së kufizimeve të bllokimit.

Pavarësisht kësaj, pyetjet pa përgjigje rreth infeksioneve dhe vendit të përhapjes së tyre kanë bërë që të tjerët të bëjnë paralele me ditët e para të pandemia.

Por çfarë dimë deri tani për shpërthimin e pneumonisë në Kinë?

Më 13 nëntor, Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës raportoi një rritje të sëmundjeve të frymëmarrjes në një konferencë për shtyp.

Ndërkohë të dielën, grupe të pneumonisë së padiagnostikuar tek fëmijët në Kinën veriore u raportuan nga Programi për Monitorimin e Sëmundjeve Emergjente (ProMED), një sistem mbikëqyrjeje që kryen raportimin global të shpërthimeve të sëmundjeve infektive, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas raportit të ProMED, infeksionet janë përhapur në Pekin dhe qytetin e Liaoning në verilindje të vendit, të cilat janë 800 km (500 milje) larg njëri-tjetrit.

Të mërkurën, OBSH i kërkoi Kinës të lëshojë informacion mbi shpërthimin e fundit, duke përfshirë “informacione shtesë epidemiologjike dhe klinike, si dhe rezultatet laboratorike nga këto grupime të raportuara midis fëmijëve”.

Megjithëse shifrat zyrtare për numrin e rasteve nuk janë ende të disponueshme, spitalet në Pekin kanë dëshmuar një rritje të pacientëve, veçanërisht në repartet e fëmijëve.

“Një spital i madh në qytet ka raportuar se mesatarisht çdo ditë, ata po shohin rreth 1,200 pacientë që hyjnë në dhomën e tyre të urgjencës”, ka thënë korrespondentja e Al Jazeera, Katrina Yu gjatë një raportimi nga Pekini të enjten.

Pamje që tregojnë spitalet e mbushura plot me fëmijë pas shpërthimit të “pneumonisë misterioze” në Kinë
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë spitalet e mbushura plot me fëmijë pas shpërthimit të “pneumonisë misterioze” në Kinë

Shkollat në Pekin po raportojnë gjithashtu nivele të larta mungesash, madje duke anuluar mësimet e tëra për të paktën një javë dhe duke paralajmëruar prindërit që të jenë tepër të kujdesshëm, tha Yu.

Zyrtarët shëndetësorë janë gjithashtu të shqetësuar se dimri do të përkeqësojë përhapjen e infeksioneve pas një paralajmërimi nga autoriteti kombëtar i motit të Kinës se, duke filluar nga e enjtja, temperaturat e ftohta të vendit do të bien edhe më tej.

Pse po përhapet pneumonia në Kinë?

Autoritetet nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës ia atribuuan rritjen e rasteve heqjes së kufizimeve të COVID-19.

Ekspertët e shëndetësisë gjithashtu kanë rënë dakord se kjo mund të jetë arsyeja, e ngjashme me “valën e daljes së bllokimit” që u dëshmua edhe në vende të tjera.

Kina mund të jetë “duke shlyer një borxhi imuniteti” pas bllokimit të tyre të gjatë…”, ka vlerësuar Francois Belloux, drejtor i Institutit Gjenetik të Kolegjit Universitar në Londër.

Ai shtoi se bazuar në informacionin aktual, “nuk ka asnjë arsye për të dyshuar për shfaqjen e një patogjeni të ri” dhe se Mycoplasma pneumoniae, burimi i mundshëm i shumicës së rasteve dhe një bakter që zakonisht prek fëmijët më të vegjël, është “përgjithësisht mjaft i padëmshëm”.

Ndryshe, autoritetet kineze renditën mikoplazmën si një nga patogjenët qarkullues së bashku me virusin (RSV) dhe SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19.

Sidoqoftë, OBSH i ka kërkuar Kinës për më shumë informacion mbi modelet e fundit të këtyre mikroorganizmave.

Ndërsa prania e një patogjeni të ri është një mundësi derisa të vihet në dispozicion më shumë informacion, shpërthimi mund të jetë gjithashtu për shkak të “një patogjeni ekzistues, por i cili sapo ka pësuar mutacion me karakteristika dhe ashpërsi të modifikuar”, mendon Laith Abu-Raddad, profesor i politikave dhe kërkimit të kujdesit shëndetësor në Weill Cornell Medicine në Katar.

“Të dy skenarët do të ishin një shqetësim global pasi patogjenët do të kalojnë kufijtë kombëtarë herët a vonë, pavarësisht nga masat parandaluese”.

Çfarë tjetër mund të presim nga shpërthimi në Kinë?

Në konferencën e tyre për shtyp, autoritetet kineze thanë se ekziston nevoja për të rritur mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe për të forcuar kapacitetin e sistemeve shëndetësore.

OBSH dhe personeli mjekësor në Kinë kanë këshilluar gjithashtu njerëzit që të përforcojnë praktikat nga epoka e pandemisë COVID-19, si larja rigoroze e duarve, mbajtja e maskave dhe distancimi social.

Në provincën Liaoning, njerëzit kanë qenë në radhë në spitalet e mjekësisë tradicionale kineze ndërsa pacientëve në Spitalin e Fëmijëve Dalian u është dashur të presin në radhë për dy orë, sipas raportit të ProMED.

OBSH kërkon të dhëna nga Kina për shkak të numrit të madh të fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet respiratore
Lexo po ashtu OBSH kërkon të dhëna nga Kina për shkak të numrit të madh të fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet respiratore

Edhe pse stafi mjekësor është i shqetësuar për rritjen e infeksioneve tek njerëzit nën 18 vjeç, ata janë gjithashtu të shqetësuar për popullatat e cenueshme si të moshuarit dhe gratë shtatzëna, raportoi Yu jashtë Spitalit të Fëmijëve të Pekinit, ndërsa një numër prindërish ecnin dorë për dore me fëmijët e tyre.

Abu Raddad vuri në dukje se incidenca te fëmijët mund të sugjerojë që individët e moshuar kanë njëfarë imuniteti ndaj patogjenit që është i shfrenuar, ndoshta RSV, dhe kështu një shkak për më pak shqetësim pasi një vaksinë e re është në dispozicion për virusin.

Pavarësisht të gjithave, ekspertët kanë rënë dakord se nevojiten më shumë informacione përfundimtare për sëmundjet.

Çfarë është pneumonia?

Pneumonia është një inflamacion i “qeseve të ajrit në mushkëri” për shkak të infeksionit bakterial, viral ose fungal.

Ajo zakonisht prek fëmijët e vegjël dhe ata më të rritur dhe infeksioni mund të jetë vdekjeprurës.

Vdekjet për shkak të sëmundjes janë më të lartat në Azi dhe Afrikën Sub-Sahariane, sipas një raporti të OBSH-së në vitin 2022.

Simptomat priren të përfshijnë dhimbje gjoksi, kollë, ethe dhe lodhje. Edhe pse sëmundja dëmton mushkëritë dhe trupin e dikujt, ajo mund të trajtohet me antibiotikë kur shkaktohet nga bakteret. Afatet kohore të rikuperimit zakonisht zgjasin nga një javë në një muaj ose më shumë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

Botë
Kalo në kategori