Edhe në Kosovë, sikurse në disa vende në botë, tanimë është konfirmuar prezenca e variantit afrikan të COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se pacienti është duke u hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe është nga Drenasi.
Por çfarë dimë deri më tani për këtë dhe variantet e ndryshme?
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, viruset pësojnë mutacion gjatë gjithë kohës dhe shumica e ndryshimeve nuk kanë rëndësi. Disa madje dëmtojnë virusin.
Por të tjerët mund ta bëjnë sëmundjen më infektive ose kërcënuese – dhe këto mutacione priren të mbizotërojnë.
Ata me ndryshimet më potencialisht shqetësuese quhen “variante shqetësimi” dhe mbahen nën vëzhgimin më të afërt nga zyrtarët shëndetësorë dhe përfshijnë:
Varianti India ose Delta (B.1.617.2) prej të cilave më shumë se 12,000 raste janë parë vetëm në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Varianti i Mbretërisë së Bashkuar, Kent ose Alpha (i njohur gjithashtu si B.1.1.7) është i përhapur në Britani – me më shumë se 200,000 raste të identifikuara – dhe është përhapur në më shumë se 50 vende dhe duket se po ndryshon përsëri.
Ndërkohë, varianti i Afrikës së Jugut ose Beta (B.1.351) është identifikuar në të paktën 20 vende të tjera, përfshirë edhe Kosovën.
Veç këtyre, varianti Brazil ose Gamma (P.1) është përhapur në më shumë se 10 vende në botë.
A janë më të rrezikshëm?
Sipas shkrimit të BBC, përcjell Telegrafi, nuk ka asnjë provë se ndonjë prej tyre shkakton sëmundje shumë më serioze për shumicën dërrmuese të njerëzve.
Ashtu si me versionin origjinal, rreziku mbetet më i lartë për njerëzit që janë të moshuar ose kanë kushte të konsiderueshme themelore shëndetësore.
Por një virus duke qenë më infektues dhe po aq i rrezikshëm, në vetvete do të çojë në më shumë vdekje në një popullatë të pavaksinuar.
Kështu që këshilla për të shmangur infeksionin mbetet e njëjtë për të gjitha llojet: lani duart, mbani distancën, vishni një mbulesë të fytyrës dhe jini vigjilent për ventilimin.
Si po sillen variantet e COVID-19?
Variantet për të cilat ekspertët shqetësohen kanë pësuar të gjitha ndryshimet në proteinën e tyre kulmore – pjesën e virusit që bashkohet me qelizat njerëzore.
Varianti Delta për shembull ka disa karakteristika potencialisht të rëndësishme (të tillë si L452R) që mund ta bëjnë atë të përhapet më lehtë.
Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë që tregon se shkakton sëmundje më të rëndë ose mund t’i bëjë vaksinat aktuale më pak efektive, kanë thënë zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka klasifikuar një variant tjetër, të ngjashëm që po qarkullon gjithashtu në Indi – i quajtur B.1.617 – si një variant shqetësimi.
Një mutacion, i quajtur N501Y, i ndarë nga variantet Alpha, Gamma dhe Beta duket se e bën virusin më aktiv në infektimin e qelizave dhe përhapjen.
Variantet Beta dhe Gamma gjithashtu kanë një mutacion kyç, të quajtur E484K, që mund të ndihmojë virusin të shmangë antitrupat, pjesët kryesore të sistemit imunitar që ndihmojnë trupat të luftojnë infeksionin.
A do të funksionojnë vaksinat e tanishme kundër varianteve?
Vaksinat aktuale janë krijuar për versione të hershme të coronavirusit, por shkencëtarët besojnë se ato duhet të funksionojnë, megjithëse potencialisht me më pak efektivitet.
Kërkimet laboratorike sugjerojnë që antitrupat që mund të luftojnë infeksionin – të shkaktuar nga vaksinimi ose infeksioni i kaluar – mund të jenë disi më pak efektivë kundër Delta.
Sidoqoftë, siç thuhet ndër tjerash, dy doza të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca ende mbrojnë njerëzit nga sëmundja. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe