eksperti ad

Gjatë largimit nga rezidenca e familjes Rugova, në një prononcim për Klan Kosovën, Meta është shprehur se arsyeja e kësaj vizite “është e kuptueshme”.

“Figura e presidentit Rugova mbetet përherë e gjallë dhe frymëzuese për një Kosovë demokratike dhe paqësore. Nderimi ndaj kësaj figure është një pikë bashkimi për të gjithë shqiptarët kudo ku janë”, ka thënë Meta.


Ai shtoi se ishte kënaqësi të kujtohet figura e tij me familjarët e tij ,ku edhe ka shprehur mirënjohjen për gjithë çfarë ka bërë Rugova për shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ilir Meta u përfol se ka ardhur në Kosovë në rolin e “ndërmjetësit” për krizën politike aktuale në vend ndonëse ai vetë e mohoi këtë.

Meta tha se ndonëse nuk ka ardhur në këtë rol, sipas tij rrugët e dialogut mbetën të hapura dhe të pashteruara dhe ka dëshirë e vullnet për të ecur drejt kapërcimit të këtij momenti delikat, të funksionimit të institucioneve.