Ismet Bahtijari dhe Sabit Januzi të hënën kanë dalë para Gjykatës Speciale në Hagë në paraqitjen e tyre të parë.
Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi janë arrestuar më 5 tetor të këtij viti në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë (DHSK), ku janë dërguar në qendrën e paraburgimin.
Ata po dyshohen se u përpoqën ta “bindnin një dëshmitar të mos dëshmonte” në gjyqin e Dhomave të Specializuara.
Në paraqitje e tyre të parë, dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që po rëndojnë ndaj tyre.
“Jo, fajtor”- u deklarua fillimisht Ismet Bahtijari.
Pas tij, i pafajshëm u deklarua edhe Sabit Januzi.
“Deklarohen plotësisht i pafajshëm për çdo lloj aktakuze që është ngritë kundër meje”- tha Januzi.
Të pandehurit janë njoftuar për pikat e akuzës, të drejtat e tyre, ndjekjen e procedurës, kundërshtimin e provave dhe përbërjen e gjykatës.
Sipas gjykatësit të procedurës paraprake, Nicholas Guillou, brenda 30 ditësh ata kanë të drejtë të deklarohen lidhur me fajësinë apo mos fajësinë. Ata kanë të drejtë gjithashtu që të kundërshtojnë masën e paraburgimit.
Bahtijari dhe Januzit më pas iu lexuan gjerësisht pikat e akuzës me të cilat po ngarkohen ata.
Para fillimit të seancës, është kryer procedura për bërjen e fotografive për një minutë e gjysmë, për të siguruar transparencën dhe dokumentimin e ngjarjes.
Sipas Prokurorisë Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi u arrestuan nën dyshimet për krime kundër drejtësisë, përfshirë frikësimin gjatë procedurave penale dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
“Sikurse shtjellohet më poshtë, midis më së paku 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, JANUZI dhe BAHTJARI, në bashkëkryerje me individë të tjerë, ndër të cilët [REDAKTUAR] (“bashkëkryesi 1”), u bashkërenduan si grup para dhe pas kontakteve personale të JANUZIT dhe BAHTJARIT me dëshmitarin 1. Konkretisht, JANUZI dhe BAHTJARI u takuan secili më vete me dëshmitarin 1 për ta nxitur dëshmitarin 1 që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para DHSK-së. Kjo sjellje tregon qartë synimin e JANUZIT dhe BAHTJARIT për të dëmtuar dhe penguar persona zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” – ka përshkruar ZPS.
Të gjitha këto janë vepra penale kundër rendit publik të ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 31, 33, 35, 387, 401 (1), (2) dhe (5) të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se e merr jashtëzakonisht seriozisht frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrjen ndaj dëshmitarëve, dhe pengimin e drejtësisë, dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast.
Çka përmban aktakuza?
Aktakuza përmban këto pika thelbësore:
Kërcënimi dhe Veprimi i Përbashkët: Sipas aktakuzës, Januzi dhe Bahtari janë akuzuar për tentativën për të penguar persona zyrtarë, përfshirë gjykatës, prokurorë, dhe figura të tjera të drejtësisë, në kryerjen e detyrave zyrtare. Sipas aktakuzës, kjo është bërë përmes kërcënimit të rëndë dhe pjesëmarrjes në një grup personash për të ndikuar negativisht në detyrat e personave zyrtarë. Aktakuza argumenton se Januzi dhe Bahtjari, në bashkërendim me të tjerët, kanë tentuar të pengojnë persona zyrtarë në detyrat e tyre zyrtare midis datave 5 dhe 12 prill 2023.
Aktakuza tutje shtjellon edhe pikën e kërcënimit dhe veprimit individual, se Januzi dhe Bahtjari janë akuzuar se kanë takuar dëshmitarin 1 dhe kanë tentuar që i njëjti të mos jepte dëshmi, të jepte dëshmi të rreme, ose të tërhiqte dëshminë në proceset zyrtare para Dhomave të Specializuara. Ata kanë shfaqur sjellje dhe gjuhë kërcënuese për ta frikësuar dëshmitarin.
Për pikën e aktakuzës lidhur me Frikësimin gjatë procedurës penale: Januzi dhe Bahtari janë akuzuar se kanë përdorur kërcënime të rënda ose ndonjë mënyrë tjetër të detyrimit për të ndikuar dëshmitarin që të mos jepte deklaratë të vërtetë kundrejt policisë, prokurorit, ose gjykatësit lidhur me procedurat penale.
Aktakuza përcakton se Januzi dhe Bahtari mbajnë përgjegjësi penale individuale për veprat penale të përfshira në akuzë, përmes formave të përgjegjësisë penale të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale (KPK) dhe ligjet relevante, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Syri i Sheganit, perla natyore që po tërheq të huajt në Shqipëri
Takimi i Demaçit që zgjati më shumë se një orë me Sekretarin amerikan të Shtetit më 1992, si reagoi ambasadori jugosllav për takimin
Zonat e mbrojtura në Kukës tërhoqën 76 mijë turistë, më i frekuentuari parku Korab-Koritnik
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave të prezantuara nga Vuçiqi për Kosovën
U kërcënua apo u koordinua Qeveria e Kosovës, për hapjen e urës?
Opozita dhe analistët serbë e konsiderojnë të dështuar politikën e Vuçiqit ndaj Kosovës
Takimi i Demaçit që zgjati më shumë se një orë me Sekretarin amerikan të Shtetit më 1992 , si reagoi ambasadori jugosllav për takimin
"Mbretëria e Bashkuar të fokusohet urgjentisht në Ballkan", Kearns: Vuçiq po ndjek skemën e Putinit për aneksimin e veriut të Kosovës
Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet