Jose Mourinho është shprehur i lumtur me debutimin si trajner i Manchester Unitedit.

Djajtë e Kuq triumfuan si mysafirë të Bournemouthit me rezultat 3:1, në saje të golave të Juan Matas, Wayne Rooneyt dhe Zlatan Ibrahimovicit.


“Jam i kënaqur me tre pikët, me cilësinë e futbollit që treguam, cilësinë e kontrollit të lojës, cilësinë në mbrojte ishim shumë kompakt. Morëm tre pikë kundër një kundërshtari shumë të vështirë, por unë nuk e vë në dyshim se ne e merituam fitoren”.

“Ky është vetëm fillimi. Ne kemi nevojë për t’u përmirësuar çdo ditë. Por sot fituam dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi Mourinho.

telegrafi sport app