LAJMI I FUNDIT:

Sulmet kibernetike, Kosova është target për vendet që e luftojnë shtetësinë e saj

Sulmet kibernetike, Kosova është target për vendet që e luftojnë shtetësinë e saj

Sulmet kibernetike të cilat kanë mbi dy javë që kanë atakuar institucionet e vendit, mediat dhe bizneset i kanë dhënë një shtysë Qeverisë së Kosovës që të miratojë një Projektligj për Sigurinë Kibernetike, e cila të martën është shqyrtuar edhe në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti, i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), njëherësh edhe kryetar i këtij Komisioni, Bekë Berisha në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë formuar grupet që të vazhdojnë me punën.


Sipas tij, projektligjet që kanë të bëjnë për sigurinë e vendit kanë konsensus të brendshëm në Komision, siç u shpreh ai që të gjitha të kalojnë pa asnjë problem.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha

Berisha tha se këto janë ligje të nevojshme dhe duhet të japin kontributin e tyre që të kalojnë në Kuvendin e Kosovës.

“Po tri ligjet kaluan në parim dhe u formuan grupet që të vazhdojnë me punën. Për këto projektligje çka ka të bëj për sigurinë ne kemi një konsensus të brendshëm që të gjitha kalojnë pa asnjë problem me dhënë kontributin tonë që të kalojnë në kuvend dhe t’i fusim në funksion sepse janë ligje të nevojshme”, ka thënë Berisha.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni, për Telegrafin tha se të gjithë anëtarët e Komisionit në parim u pajtuan që ta procedojnë projektligjin.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni

Duke folur për rëndësinë e mbrojtjes kibernetike, ai tha se janë të vetëdijshëm se Kosova është një target për shtetet qe e luftojnë shtetësinë e saj, dhe e dëshirojnë, destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne, anëtarët e komisionit, në parim u pajtuam që ta procedojmë ligjin në fjalë, gjithnjë duke e pasur në konsideratë nevojën dhe rëndësinë e mbrojtjes kibernetike. Jemi të vetëdijshëm se Kosova është një target për shtetet që e luftojnë shtetësinë e saj, dhe e dëshirojnë, destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Quni.

Tutje Quni shpreson që siguria kibernetike do të trajtohet me prioritet dhe kujdes të veçantë edhe nga institucionet shtetërore.

“Prandaj, siguria kibernetike po shpresoj se edhe nga institucionet relevante të Kosovës, do të trajtohet me prioritet dhe kujdes të veçantë”, ka thënë ndër të tjera, deputeti i LDK-së, Anton Quni.

Ndryshe, sulmet kibernetike shkaktuan probleme me internetin dhe rënie të ueb faqeve zyrtare të disa institucioneve qeveritare, bizneseve dhe mediave. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori