LAJMI I FUNDIT:

Çështja e mandatarit, Qeveria në detyrë do ta çojë presidentin në Komisionin e Venecias

Çështja e mandatarit, Qeveria në detyrë do ta çojë presidentin në Komisionin e Venecias

Qeveria e Kosovës në detyrë ka paralajmëruar se do ta çojë në Komisionin e Venecias presidentin Hashim Thaçi, për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, i cili tha se në lidhje me raportin dhe rolin e presidentit në procesin e formimit të Qeverisë do t’i drejtohen edhe Komisionit të Venecias.


“Përpos Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me raportin dhe rolin e presidentit në procesin e formimit të Qeverisë do t’i drejtohemi edhe Komisionit të Venecias. Jemi duke shqyrtuar format se si dhe kohën se kur një gjë e tillë mund të ndodhë”, ka thënë Kryeziu për Klan Kosova.

Javën e kaluar i pari i shtetit e ka mandatuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për të formuar qeverinë e re.