LAJMI I FUNDIT:

CES: Samsung prezanton televizorin SUHD, modelin Curved 4K TV

CES: Samsung prezanton televizorin SUHD, modelin Curved 4K TV

Pesë vjet më parë, tregu televiziv “luftonte” për krijimin e një modeli të televizorit me më shumë inç. Përgjithësisht beteja zhvillohej në faktin se cili prej prodhuesve mund ta bënte panelin më të madh, dhe cili do të mund të bënte atë me një çmim të arsyeshëm dhe, më e rëndësishmja, në fund të fundit një TV që shtrihet dhe duket më mirë, si dizajn dhe si model.

Mirëpo në CES 2015, Samsung si njëri ndër prodhuesit kryesor të televizorëve të mençur nuk është më duke “luftuar” për inça. Prodhuesi jugkorean tani me rivalët e saj shtyhet me nanometra.

Arsyeja kryesore për këtë është teknologjia Quantum Dot, që sot është bërë njëra ndër fjalët kryesore në industri. Për ta kuptuar më thjeshtë, panelët në QD janë më të mprehtë sesa LCD LED standard, por jo edhe aq të freskët sa ata në OLED.

Shkenca prapa teknologjisë Quantum Dot qëndron brenda nano-kristaleve / gjysmë përçuesve që shkojnë prej 2 deri në 10nm në madhësi. Nano-kristalet, kanë qenë prezente në treg që nga vitet e 80-ta, por vetëm tani duke e bërë rrugën e tyre në televizorët e stilit teatër në shtëpi.


Quantum Dot u jep televizorëve një shtytje deri në 30% në saktësinë e ngjyrave dhe 64 herë më shumë klasifikim për çdo piksel, krahasuar me standardin LCD LED.

Në modelin e ri të Samsung, JS9500, televizori ofron standard 10-bit me DCI-P3 dhe e bën pështatjen e ngjyrave dy herë më shpejtë sesa shpejtësia normale në ekranet UHD, sqaron Samsung.

Për më shumë, JS9500 do të jetë modeli i parë i televizorit të Samsung që ofron mbështetje edhe për PlayStation Now.
Samsung JS9500 Curved 4K TV do të debutojë më vonë gjatë vitit 2015 dhe do të vijë në variantet me 65, 78 dhe 88-inç. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Teknologji
Kalo në kategori