LAJMI I FUNDIT:

Çervish kavaje

Çervish kavaje

Për 4 persona:

* ½ kg tul viçi
* 100 gr miell
* 50 gr gjalpë
* 7 thelpinj hudhër
* 300 gr trahana
* 2 vezë
* 300 ml shtalpë
* 3 lugë uthull molle
* vaj, kripë dhe piper i zi


Përgatitja:

Mishin e presim në kube, hedhim mbi to kripë, i kalojmë në miell, në të verdhat e vezëve të rrahura dhe i skuqi m në gjalpë.

E ziejmë trahananë dhe e kullojmë. Pasi skuqet mishi, në tigan e shtojmë trahananë e kulluar. E shtojmë hudhrën e prerë në copë dhe uthullën. Hedhim kripë.

Në enën e qelqit rezistuese ndaj zjarrit hedhim vaj dhe në të e derdhim përmbajtjen nga tigani. I rrahim të bardhat e vezës me pirun dhe i hedhim sipër përmbajtjes në enë. Enën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.

Çervishin e presim në copë. Shtalpën e mbushim në shiringë kuzhine dhe me të e zbukurojmë çdo copë çervishi. Sipër shtalpës vëmë nga një degë majdanozi dhe një fetë rrepe të kuqe.

Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë.

Këshillë
Specat e kaurdisur apo të zier mund t’i përdorni me salcë domatesh, ose me ullinj (në pica).

Fjalori:
Trahana: Brumë i thartë me miell gruri që zihet me kos a me qumësht e pastaj thahet në diell e tharmohet.
Shtalpë: Ajkë qumështi e trashë; salcë kosi e yndyrshme.