Sot është mbajtur ceremonia e certifikimit të studentëve të Mjekësisë në Skenderaj.

Certifikimi i tyre është bërë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në qytetin e Skenderajt, shkruan Telegrafi.


“Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe zyrtarë tjerë të organeve të pushtetit lokal”, thuhet në njoftim.

Nura dhe Lushtaku, duke i ndarë certifikatat për studentë i kanë përgëzuar ata për përfundim të suksesshëm të punës praktike profesionale.

471406600 1000533728768677 6852188935497447886 n Studentët e Mjekësisë në Skenderaj

Bëhet e ditur se pas këtij procesi, studentët mund të aplikojnë për licencë si profesionistë shëndetësorë. /Telegrafi/