LAJMI I FUNDIT:

Certifikohen shërbyesit civil për zhvillimin e politikave publike

Certifikohen shërbyesit civil për zhvillimin e politikave publike

Është mbajtur ceremonia e Certifikimit për shërbyesit civil, të cilët ishin pjesëmarrës në Semestrin Vjeshtor 2017-2018, në kursin për Zhvillimin e
Politikave Publike dhe Lidershipit, të financuar nga USAID dhe implementuar nga RIT Kosovo (A.U.K).

Synimi i këtij programi 14 javor është që të zhvillojë kapacitetet e shërbyesve civil në lidership profesional, analiza të politikave publike, vlerësim të programeve ekzistuese publike, dhe vendimmarrje të bazuar në dëshmi, duke u fokusuar në fushat e: Diplomacisë dhe Sundimit të ligjit, Zhvillimit Ekonomik, Zhvillimit të politikave sociale, energjetike dhe mjedisore, si dhe zhvillim të politikave në planifikim Rural, Urban dhe Rajonal.

Nga 153 shërbyes civil, të regjistruar për këtë semestër, 58% ishin përfaqësues të institucioneve të nivelit qendror dhe 42% përfaqësues të nivelit lokal. Nga numri i përgjithshëm i të regjistruarve, 121 shërbyes civil përfunduan me sukses programin PPDL,duke pranuar certifikatën e përfundimit apo vijueshmërisë.

Pas mirëseardhjes së të pranishmëve në Ceremoni, Ylberina Mala, Udhëheqëse e Programit, bëri një përmbledhje të të arriturave të programit në përgjithësi, dhe të këtij grupi në veçanti;

Të pranishmëve me fjalë rasti ju drejtuan edhe:

Dr. Sharon Y. Hart, Drejtoresha e RIT Kosovo (A.U.K.), si përfaqësuese e implementuesit;
BrianMartalus, Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike pranë USAID, si përfaqësues i përkrahësit financiar të programit, ceki fokusin e qëndrueshëm të USAID në përkrahje të një Administrate Publike të përgatitur mirë dhe në shërbim të qytetarit.

Mahir Yagcılar, ministër i Administratës Publike, ju drejtua të pranishmëve si përfaqësues i institucioneve të Kosovës, duke theksuar që përmes programeve të këtilla dhe ngritjes së kapaciteteve të shërbyesve civil administrata e Kosovës do të zhvillohet bazuar në vlera;

Fatlinda Nitaj, iu drejtuar të pranishmëve në cilësinë e pjesëmarrësessë programit të PPDL në Kohortën 5, duke vënë në pah përfitimet e tyre si pjesëmarrës në punën e tyre të përditshme.

Në përmbyllje të ceremonisë, Artan Venhari, zëvendësudhëheqës i Programit, ndau Certifikata të Mirënjohjes tek 4 vullnetarët e TLP CitizenCorps që vullnetarisht shërbyen si Asistentë Ligjërues për këtë kohortë të programit PPDL. /Telegrafi/