LAJMI I FUNDIT:

Certifikohen instruktorë të FSK-së për Fitnes Fizik

Certifikohen instruktorë të FSK-së për Fitnes Fizik

Në kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, u mbajt ceremonia e certifikimit të 15-të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Ata për dy javë më radhë, nga 11-26 korrik 2016, ndoqën trajnimin intensiv “Kursi për Trajnimin Fizik” i cili trajnim u realizuar nga instruktorë të Shkollës Ushtarake për Fitnes Fizik të Mbretërisë së Bashkuar dhe instruktorë të FSK-së.


Qëllimi i këtij trajnimi, i cili u realizua në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Mbretërinë e Bashkuar, ishte që të investohet sa më shumë në aftësimin dhe ngritjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, për instruktorë të fitnesit fizik.

Fillimisht, pjesëtarët e FSK-së, para të pranishmëve demonstruan disa nga ushtrimet e mësuara si: Cikël ushtrimesh me pajisje të improvizuara, tipat dhe llojet e ndryshme të vrapimeve, fitnesi fizik ushtarak, poligoni me pengesa etj., të cilat demonstrime nga të pranishmit u vlerësuan lartë për aftësitë fizike dhe mendore të treguara gjatë paraqitjeve.

Me këtë rast, gjeneral brigade Zymer Halimi, në emër të FSK-së falënderoi Mbretërinë e Bashkuar, Ambasadën dhe instruktorët ushtarakë të saj, për ndihmën që ata ofruan për përgatitjen e instruktorëve të Fitnesit Fizik, si dhe i përgëzojë instruktorët dhe pjesëtarët e FSK-së për angazhimin dhe suksesin e treguar gjatë këtij trajnimi.

Ndërkaq, në emër të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, të gjithë të pranishmit i përshëndeti kolonel Perry, i cili në veçanti përgëzoi instruktorët ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar dhe ata të FSK-së, për paraqitjen dhe demonstrimin e shkëlqyeshëm të ushtrimeve gjatë këtij trajnimi. Ai kërkoi vazhdimin e ushtrimeve të tilla, me qëllim të arritjes së standardeve të NATO-s. Gjithashtu kolonel Perry, premtoi mbështetjen e FSK-së në këtë drejtim edhe në të ardhmen.

Në fund, gjeneral Halimi, kolonel Spahiu i ngarkuari me punë i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar Daniel Fearn, kolonel Perry, ndanë certifikatat e diplomimit për pjesëtarët e FSK-së dhe instruktorët e Mbretërisë së Bashkuar. Instruktorët britanikë për paraqitje të shkëlqyeshëm gjatë këtij trajnimi zgjodhën si më të mirin ushtarin Emir Vllasa, i cili nga Mbretëria e Bashkuar përfitoi një trajnim falas në Londër.

unnamed (5) unnamed (7)

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori