Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isni Kilaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të inspektorëve dhe auditorëve vendorë për sigurinë ushqimore. Gjatë kësaj ceremonie, e cila është organizuar nga USAID-i dhe MBPZHR-ja, shtatë ekspertë vendorë u pajisën me certifikatën inspektorë të GLOBAL.A.P-it dhe 15 të tjerë me certifikatën për auditor të HACCP-it, ku i gjithë procesi është bërë nga trupa certifikuese“AgroManagement”, nga Danimarka.
Me këtë rast, zëvendësministri Isni Kilaj, ka thënë se certifikimi i këtyre ekspertëve vendorë është një mundësi e mirë për agrobizneset vendore, pasi që në këtë mënyrë atyre do të ju ofrohet mbështetje profesionale për implementimin standardeve ndërkombëtare të sigurisë ushqimore në prodhimtarinë bujqësore.
Ai po ashtu, ka treguar se MBPZHR-ja edhe në vitin e ardhshëm do të ofrojë mbështetjen e saj për sektorin prodhues dhe përpunues në vend, me qëllim të rritjes së prodhimtarisë dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore, që gjë sipas tij do të ndikojë që ato të jenë konkurrente edhe në tregun e huaj. Zëvendësministri Kilaj me këtë rast, ka falënderuar USAID-in për mbështetjen që i ka dhënë bujqësisë në vazhdimësi viteve të fundit.
Në anën tjetër, James Hope, drejtor i USAID-it në Kosovë, tha se implementimi i standardeve ndërkombëtare të sigurisë ushqimore në prodhimtarinë primare dhe atë të përpunimit është njëra nga sfidat për sektorin e bujqësisë dhe sipas tij certifikimi i këtyre ekspertëve do të jetë një ndihmesë e madhe në këtë drejtim.
Po ashtu, gjatë kësaj ceremonie 469 prodhues të mjedrës, të cilët edhe janë anëtarë të shoqatës “Mjedra e Llapit” nga Podujeva, janë pajisur me certifikatën e sigurisë së ushqimit GLOBAL.A.P për mjedrën e kultivuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre