Çerdhet në Haraçinë dhe Likovë, në pritje të pëlqimit për stafin që do të punojë
Para festave të fundvitit pritet të vihen në funksion çerdhet në Haraçinë dhe Likovë pavarësisht se objektet janë lëshuar në përdorim tashmë tetë muaj.
Ministri i Politikës Sociale Fatmir Limani tha për Alsat se asnjë procedurë që ka të bëj me këto çerdhe nuk e ka neglizhuar por se në vijim është procedura e firmosjes së pëlqimeve për stafin që do të punoj në këto objekte.
“Janë pranuar të gjitha kërkesat nga drejtorët e çerdheve, janë në proces të nënshkrimit te Ministria e Financave, në momentin që të kalohen atje, rikthehen te Ministria jonë pastaj ne ato I ndajmë në të gjitha çerdhet, përfshirë këtu Haraçinën dhe gjitha çerdhet tjera që janë në nivel të vendit tonë. Kjo nënkupton se ndoshta pas Vitit të Ri ose pas pushimeve do të vihet në funksion apo ndoshta edhe këtë vit? Jo, jo, para. Garantoj që do të jetë para edhe Komuna e Haraçinës edhe Komuna e Likovës”, tha Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Përveç çerdheve në Haraçinë dhe Likovë, Limani tha se në funksion do të vihen edhe gjitha objektet tjera parashkollore të cilat tashmë kanë bërë pranim dorëzimin teknik por në të njëjtën kohë edhe plotësojnë kushtet e duhura.
Në çerdhen e Haraçinës “Fatosat” pritet të sistemohen 115 fëmijë pavarësisht që lista e pritjes së fëmijëve tejkalon këtë numër. Gjithashtu, edhe në çerdhen e Likovës “Valbona 2001” pritet të sistemohen 115 fëmijë të ndarë në 6 grupe. Kjo e fundit ka edhe kuzhinën distributive që do të shërbejë për çerdhen “Rrezja“ në fshatin Orizare dhe një çerdhe tjetër që planifikohet të ndërtohet mes fshatit Llojan dhe Vaksincë.
Ditë më parë, kryetarët e dy komunave, të Haraçinës dhe Likovës theksuan se po përballen me procedura burokratike kur bëhet fjalë për vënien në funksion të këtyre objekteve. Mos funksionimi i çerdheve ka revoltuar edhe banorët e këtyre komunave të cilët vlerësojnë se këto vendbanime kanë nevojë për më shumë çerdhe duke marrë parasysh numrin e madh të banorëve./ Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Osmani takon Elon Musk në Paris
Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit
Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit
“Ai dhe unë refuzuam të luanim së bashku - dy ditë më vonë e shiti klubi” - Van der Vaart tregon historinë me Ibrahimovic