CEO i Stellantis, Carlos Tavares, komentoi vendimin e BE-së për të ndaluar shitjen e veturave me motorë SUS.

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë shitjen e veturave të reja me motorë me djegie të brendshme deri në vitin 2035, por Tavares beson se detyrimi i prodhuesve të makinave për të kaluar në automjete plotësisht elektrike nuk është mënyra më efektive për të luftuar ndryshimet klimatike.


"Ajo që është e qartë është se elektrifikimi është një teknologji e zgjedhur nga politikanët, jo nga industria", tha ai në një intervistë të përbashkët me disa gazetarë.

Screenshot 3 37

“Duke marrë parasysh përzierjen aktuale të energjisë evropiane, makina elektrike duhet të udhëtojë 70 mijë kilometra për të ‘anuluar’ gjurmën e karbonit të prodhimit të baterive dhe kështu të barazohet me një makinë hibride ‘të lehtë’, e cila kushton gjysmën e çmimit”, shpjegon Tavares.

Megjithatë, duke ditur që motorët me djegie të brendshme nuk do të ekzistojnë përgjithmonë, Stellantis ka filluar të elektrizojë gamën e produkteve të saj.

Në një plan të shpallur vitin e kaluar, kompania tha se do të prezantonte 21 modele të reja hibride plug-in dhe plotësisht elektrike gjatë dy viteve të ardhshme. Është konfirmuar gjithashtu se Alfa Romeo do të jetë 100 për qind elektrike deri në vitin 2027, dhe Opel/Vauxhall deri në vitin 2028.

Gjatë intervistës, Tavares shtoi se detyrimi i prodhuesve të veturave për të transformuar planet e tyre dhe zinxhirët e furnizimit për t'iu përshtatur automjeteve elektrike "krijon rrezik social" dhe tha se ai do të përpiqet të shmangë mbylljen e ndonjë fabrike në Evropë, raporton Auto News. /Telegrafi/