Celina shënon supergol nga distanca ndaj Gillingham, Swansea kalon tutje në Kupën FA

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina ka shënuar gol të bukur sot (e shtunë) në fitoren e Swansea City ndaj Gillingham.
Swansea ka arritur të fitojë me rezultat të thellë 4-1 ndaj Gillingham në ndeshjen e vlefshme për 1/16-tën e Kupës FA.
Njëri nga meritorët e këtij suksesi të Swanseat padyshim se ishte edhe ylli i Kosovës, Bersant Celina.
Celina arriti të shënoj golin e epërsisë 3-1 duke vulosur fatin e fituesit.
Goli i Celinës erdhi në minutën e 73-të pas asistimit të Barrie McKay.
Djaloshi prizrenas shënoi një supergol nga rreth 30 metra distancë.
Ky ishte goli i parë i Celinës në Kupën FA, ndërsa këtë sezon me Swansean ka gjithsej pesë gola. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/01/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































