LAJMI I FUNDIT:

Çekia mirëpret avancimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

Çekia mirëpret avancimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

Një delegacioni i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), i udhëhequr nga kryetari Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtor, qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë, ku ishin mirëpritur nga Kryetari i Odës Ekonomike të Brno-së Cenek Absolon dhe përfaqësues të komunitetit të bizneseve anëtare në këtë asociacion.

Delegacionin e Kosovës e nderoi me praninë e tij, edhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Arbër Vllahiu si dhe Drejtori për Marrëdhënie Tregtare pranë Ambasadës Çeke në Kosovë, Vladisav Pur.

Përveç prezantimit të mundësive për investime në Kosovë si dhe identifikimet të aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen u vizitua edhe panairi më i madh i organizuar në Republikën e Çekisë, ku ishin të prezantuara firma të shumta ndërkombëtare në fushën e ndërtimtarisë, mobilerisë si dhe në teknologji inovative, në rastin konkret Smart City.

“Raportet e mira politike në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Çekisë duhet të fuqizohen me ngritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe në këtë drejtim ekzistojnë potenciale të shumta sidomos në fushën e edukimit, ambientalizmit, teknologjisë informative, agrobizneseve dhe përpunimit të ushqimeve e në veçanti transferi i përvojave çeke në rrugëtimin e suksesshëm drejt integrimit evropian”, tha Gërxhaliu.

Shteti çek vlerëson lartë të arriturat e Kosovës sepse shumë kompani të këtij vendi janë aktiv në Kosovë, në veçanti në menaxhimin e ujërave të zeza dhe ambientalizëm si dhe në IT dhe përpilim të projekteve dhe biznes planeve të ndryshme për aplikim në fondet IPA apo edhe tek donatorët tjerë. Informacionet e arritura janë pozitive dhe dua të besoj që bashkëpunimi ekonomik në mes të dy Odave do të intensifikohet dhe do t’i mbështesim proceset e nevojshme për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt familjes evropiane bazuar në zhvillim ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit e mbi të gjitha në përmirësim të imazhit të saj.

Ambasadori Arbër Vllahiu i informoi të pranishmit për aktualitetin politik në Kosovë, për të arriturat por edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet shteti i ri duke vënë në pah rëndësinë e partneritetit gjithëpërfshirës me Republikën Çeke dhe ky partneritet të jetë në funksion të arritjes së objektivave tona shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori