LAJMI I FUNDIT:

CDU/CSU: Nëntë kushte për Shqipërinë për anëtarësim në BE

CDU/CSU: Nëntë kushte për Shqipërinë për anëtarësim në BE

Bundestagu gjerman voton me 26 shtator për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Dokumenti që do të formulojë qëndrimin gjerman në Këshillin e BE-së dhe është duke u finalizuar, do të hidhet në votim me kërkesë të dy grupeve parlamentare të mazhorancës qeveritare, Unioni Kristdemokrat dhe Unioni Kristsocial (CDU/CSIU) si edhe Partia Socialdemokrate. Aty është parashikuar që Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet qysh në janar, ndërsa Shqipëria do t’i nisë ato vetëm kur të plotësohen disa kushte.

Sipas burimeve të DW në qarqet e grupit parlamentar CDU/CSU, bëhet fjalë pak a shumë për nëntë pika:
– Funksionimi i Gjyktës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese;
– Miratimi i reformës zgjedhore;
– Zbatimi i reformës zgjedhore;
– Ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut;
– Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;
– Vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit;
– Rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”;
– Përparime në reformën e administratës publike; dhe
– Sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.


Këto kushte, të vendosura nga partia e kancelares Angela Merkel do të hidhen në votë nga deputetët e grupit parlamentar më 24 shtator. Në 25 shtator ato pritet të trajtohen në Komisionet përkatëse në Bundestag dhe më 26 shtator, në mbrëmje vonë, është parashikuar të mbahet një seancë plenare 45 minutëshe, në fund të së cilës do të merret vendimi me votë.

Pra, mesazhi nga Bundestagu gjerman pritet të jetë: Maqedonia e Veriut do t’i nisë qysh në janar kapitujt e parë të negociatave, kurs e Shqipëria duhet të presë edhe ca. Se a do të jetë qëndrimi i Gjermanisë i njëjti me atë të Këshillit të BE-së, më 17 tetor, kjo nuk dihet ende. Shumëçka varet nga presidenti francez, Emmanuele Macron, i cili deri tani është shprehur kundër zgjerimit para konsolidimit të BE-së.

Vendimi i Gjermanisë sigurisht që e shton presionin ndaj presidentit francez. Kështu që nuk përjashtohet mundësia që ai të ndryshojë mendim në momentin e fundit. Vendet e tjera që janë kundër, siç është Holanda, ose skeptikë, siç është Danimarka, mund ta ndryshojnë qëndrimin e tyre, nëse Franca jep “dritë të gjelbër”. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori