Çdo përdorim i armëve bërthamore nga presidenti rus Vladimir Putin në Ukrainë do të rezultonte me “fundin e ushtrisë ruse”, ka vlerësuar një ish-ambasador amerikan.
Putini është angazhuar në një luftë që nuk mund ta fitojë dhe është “gjithnjë e më i dëshpëruar”, ka thënë Kurt Volker në një intervistë me transmetuesin kombëtar lituanez LRT.
Volker, ambasadori i SHBA-së në NATO ndërmjet viteve 2008 dhe 2009 dhe një ish i dërguar i posaçëm në Ukrainë, dha një vlerësim kritik për pozicionin e Putinit mbi luftën në Ukrainë, të cilin ai tha se lideri rus “nuk ka mjetet për ta fituar”, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.
Mes rimarrjes nga Ukraina të një madhësie të konsiderueshme territori në veri dhe lindje të vendit në fillim të vjeshtës, Putin bëri komente rrëqethëse që ngritën shqetësime për nisjen e mundshme të ndonjë sulmi bërthamor në Ukrainë.
Veç kësaj, derisa në shtator njoftoi mobilizimin e 300,000 rezervistëve të tjerë në ofensivë, Putin përmendi arsenalin bërthamor të modernizuar të vendit dhe shtoi se ushtria e tij do të “përdorë të gjitha mjetet në dispozicion” nëse Rusia kërcënohet.
“Ky nuk është një bllof”, shtoi ai.
Dhe i pyetur në lidhje me potencialin e Putinit për të përdorur armë bërthamore, Volker nuk iu referua deklaratës së Putinit, por tha “Ne duhet të shqetësohemi se kjo është një mundësi”.
Volker ishte gjithashtu një i dërguar special në Ukrainë midis 2017 dhe 2019, kur ish-presidenti Donald Trump ishte në detyrë.
Ndërkohë inteligjenca amerikane mësoi se liderët e lartë ushtarakë rusë së fundmi zhvilluan diskutime mbi përdorimin e një arme bërthamore taktike, siç raportoi The New York Times.
Megjithatë, inteligjenca amerikane nuk ka parë asnjë nga përgatitjet që zakonisht do të bëheshin përpara një sulmi bërthamor, thuhet në raport.
Rusia vlerësohet të ketë rreth 2000 armë bërthamore taktike mes një rezerve edhe më të madhe të armëve bërthamore më të mëdha strategjike.
Sidoqoftë, Volker mendon se përdorja e këtyre armëve nga Putini nuk është “skenari më i mundshëm”.
“Unë mendoj se nuk do të arrijë një objektiv ushtarak”, shtoi ai. “Ju nuk mund të pushtoni dhe mbani territorin nëse e bëni atë radioaktiv. Kjo do të dëmtonte gjithashtu forcat e tij, ato nuk janë të përgatitura”.
“Ata gjithashtu e dinë se do të kishte një përgjigje shkatërruese ushtarake kundër forcave ruse nëse do ta bënin këtë”, tha ai.
Ndryshe, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, paralajmëroi në shtator se Rusia do të vuante “pasoja katastrofike”, nëse do të merrte një hap të tillë.
Udhëheqësit perëndimorë në përgjithësi nuk kanë dhënë detaje se si do të hakmerreshin ndaj një sulmi bërthamor në Ukrainë, por disa kanë thënë se nuk do të përdorin armë bërthamore si përgjigje për të shmangur përshkallëzimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një “diktator”

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA – Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?