Çdo i katërti nxënës në Komunën e Prishtinës, nga klasa e parë deri në të nëntën ka probleme me mbipeshë. Këto të dhëna kanë dalë nga Raporti i vizitave sistematike të nxënësve të Shkollave Fillore të Mesme të Ulët 2015/2016, i hartuar nga Komuna e Prishtinës.
Problemet më të theksuar me mbipeshë janë vërejtur tek meshkujt.
Të dhënat tregojnë se 22.3 për qind e nxënësve në Prishtinë është me mbipeshë.
Sipas rezultateve të vizitave të nxënësve të klasës I, V dhe IX, është vërejtur se çdo i pesti fëmije vuan nga ndonjë formë e deformimit, e disa fëmijë kanë më shumë se një deformimet, raporton lajmi.net.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se është viti i tretë që po publikojnë raporte të tilla.
“Nga viti në vit po shohim se cilat janë ndryshimet tek fëmijët, kemi vërejtur që ka pasur disa ndryshime pozitive. Por, më shqetësuesja në këtë vit është mbipesha. Sipas statistikave, çdo i katërti nxënës është me mbipeshë. Por, këtë dua ua lëmë ekspertëve për analizë të mëtejme. Kur e patëm filluar këtë nismë, kemi gjetur disa fëmijë që kanë pasur probleme me zemrën dhe falë vrojtimeve të hershme i kemi shpëtuar ata”, ka thënë Ahmeti, raporton lajmi.net.
Po ashtu u bë e ditur se raporti është hartuar nga dr. Teuta Hoxha dhe dr. Nexhmedin Hoti.
Nexhmedin Hoti ka bërë të ditur edhe një të dhënë tjetër. Ai ka thënë se ndryshime në pamur janë paraqitur te çdo i shtati fëmijë, ose 13.7 për qind.
“Duke përcjellë periudhën trevjeçare shihet një rritje të fëmijët me skoliozë. Gjatë vizitave sistematike janë identifikuar sëmundje dhe gjendje për të cilat zakonisht, nxënësit nuk kërkojnë trajtim mjekësor, deformitete me boshtin kurrizor, qëndrimin jo të drejtë të trupit, mbiushqyshmëria, etj. Gjatë vizitave mjekësore janë vërejtur nxënës me pengesa në të pamur, dëgjuar, ngecje në zhvillim psiko-fizik, çrregullim në të folur, ndryshime në sistemin kardiovaskular, etj”, ka thënë Hoti.
Në këtë vit janë vizituar 10.050 nxënës, gjegjësisht 86 për qind nga numri i përgjithshëm i tyre.
Vizitat tregojnë se edhe në këtë vit problemet u evidentuan kryesisht në deformimet trupore, obozitet dhe ndryshime në të pamur. /lajmi.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert