LAJMI I FUNDIT:

Çdo ditë, qeni pret vajzën në stacionin e autobusit kur ajo kthehet nga shkolla

Çdo ditë, qeni pret vajzën në stacionin e autobusit kur ajo kthehet nga shkolla

Qeni me të vërtetë është miku më i mirë i njeriut.

Një vajzë e vogël është shumë me fat që ka gjetur një qen të racës retriever.


Çdo ditë kur kthehet nga shkolla me autobus, qeni i saj e pret në stacion.

Kur vajza zbret nga autobusi, një qen i quajtur Kody ia merr çantën e shpinës dhe e dërgon në shtëpi.

“Kur vjen autobusi, ai vrapon te dera dhe merr çantën e shpinës dhe e çon në shtëpi. Këtë nuk ia mësova unë, ai e bëri vetë. Ai thjesht dëshiron të ndihmojë”, thotë nëna e vajzës dhe pronarja e qenit.

“Ai po ecën në shtëpi si qeni më i rëndësishëm në botë që sapo mori mikun e tij më të mirë”, shtoi ajo. /Telegrafi/

@thedodo A true gentleman 💛 #golden #goldenretriever #goldenretrieverlife ♬ original sound – The Dodo