Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që t’i dorëzojnë tek ato turke gulenistët, pasi siç tha ai “Feto është organizatë terroriste”.
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, me ç’rast Pacolli e quajti atë mik historik dhe tha se ka marrë garancion që Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.
Ai tha se Kosova gjendet para disa sfidave të integrimit, për të cilat tha se Turqia do të qëndrojë përkrahë Kosovën.
“Sigurisht Turqia është e gatshme të na ndihmojë edhe në çdo pyetje apo kërkesë që parashtrohet në lidhje me dialogun Prishtinë – Beograd”, ka thënë Pacolli dhe njoftoi se folën edhe për sektorin ekonomik, ku Pacolli tha se u bëri thirrje që të vazhdojnë me investimin në Kosovë.
Ndërsa ministri turk theksoi se Turqia ka lidhje historike me popullin e Kosovës dhe tha se janë duke e realizuar kampanjën për të lobuar për njohje të Kosovës. Po ashtu, ai tha është duke u angazhuar që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, siç është Interpoli.
“Firmat turke në Kosovë janë në rritje e sipër dhe duam që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë”, tha ai.
Ministri turk tha se Organizata për arsim “Marif” ka dëshirë të hapë shkolla dhe është e gatshme të marrë përsipër edhe shkolla të tjera në Kosovë, nëse i lejohet, ndërsa sërish përmendi shkollat e Gulenit ku tha se Feto është organizatë terroriste dhe u bëri thirrje institucioneve kosovare që t’ua dorëzojnë gulenistët, raporton KosovaPress.
Ndryshe, nga Kosova këtë vit janë depërtuar 6 gulenistë, 5 nga të cilët ishin mësimdhënës dhe një mjek.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City