LAJMI I FUNDIT:

Cavs s’pastrojnë Washingtonin – Lillard shkëlqen, por humb Portland (Video)

Cavs s’pastrojnë Washingtonin – Lillard shkëlqen, por humb Portland (Video)

Cleveland Cavaliers kanë realizuar fitore të rëndësishme duke iu hakmarrë për humbjen e pak ditëve më parë Washington Wizardsit me rezultat 108-83 në sfidën e zhvilluar në Ohio.

Clevelandi shkëlqeu nga fillimi i takimit dhe me prezencën e LeBron James gjërat sigurisht se shkuan mirë.

James ishte më i miri në këtë takim me 19 pikë, 13 kërcime dhe 7 asistime i pasuar nga Kyrie Irving me 21 pikë dhe 8 asistime.


Te Washingtoni Wall ishte më i miri me 17 pikë, por kjo nuk mjaftoi.

Nga ana tjetër ndeshje dramatike u zhvillua në Toronto mes Toronto Raptors dhe Portland Trail Blazers.

Sfida përfundoi me rezultat 117-115 për vendasit, teksa pikët vendimtare i shënoi DeMar De Rozan i cili ishte i pandalshëm në këtë takim te Raptors me 38 pikë të realizuara, përcjellë nga Kyle Lowry me 28 pikë.

Edhe pse nuk fitoi ekipi i tij, te Portlandi më i miri ishte Damian Lillard me 50 pikë të realizuara, i përcjellë nga C.J. McCollum i cili realzoi 24 pikë, por që as performanca fenomenale e këtyre lojtarëve nuk mjaftoi që Portland të fitojë.

Clevelandi vazhdon të kryesojë në konferencën Lindore duke mbajtur vendin e parë, teksa menjëherë aty pranë është Toronto Raptors që si duket do të jetë në vendin e dytë në tabelë kur të nisë play offi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori