LAJMI I FUNDIT:

Dy shtetas kosovarë në avionin e rrëzuar në Shkup

Dy shtetas kosovarë në avionin e rrëzuar në Shkup

Drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov ka konfirmuar se në aeroplan kanë qenë 2 shtetas nga Kosova dhe 4 nga Italia. Destinacioni i fundit i tyre ka qenë Prishtina.

Nëpërmjet zëdhënëses së saj për TV21 MPB-ja ka konfirmuar se janë pjesë të aeroplanit të tipit “Paper” janë gjetur rreth 2-3 kilometra prej fshatit Kozhle ku dhe sipas kësaj ministrie është dëgjuar eksplozion. Ekipet me gazetarë janë të ndaluar nga policia të cilët nuk lejojnë të bëhet incizimi dhe kanë rrethuar vendin e fatkeqësisë.

E pabesueshme: Për 30 vite në Maqedoninë e vogël kanë ndodhur tetë aksidente ajrore ku kanë vdekur qindra njerëz (Video)
Lexo po ashtu E pabesueshme: Për 30 vite në Maqedoninë e vogël kanë ndodhur tetë aksidente ajrore ku kanë vdekur qindra njerëz (Video)

Banorët e vendit janë paraqitur në polici për të lajmëruar se kanë dëgjuar goditje të mëdha në tokë dhe kanë parë shumë tym. Bëhet fjalë për një avion që vinte nga Trevizo, Itali, i cili është zhdukur në afërsi të Shkupit.


Sipas zëdhënëses së MPB-së, në ora 17.40 ka pasur lajmërim se një aeroplan i markës “Paper” i regjistruar në Gjermani që ishte nisur nga Treviso e Italisë në mënyrë të rregullt ka kërkuar që të aterojë në Aeroportin e Shkupit për tu mbushur me kerozinë./Telegrafi/

Lexo më shumë rreth këtij incidenti
Lexo po ashtu Lexo më shumë rreth këtij incidenti

*Foto ilustrim