0Shares

Pedro Correa do Lago ka koleksionin më të madh botëror të letrave dhe të manuskripteve, transmeton Telegrafi.

“Kur e mbani letrën e dikujt që admironi dhe që kishte vdekur para se të lindni, mendoj se kjo është lidhja më e afërt që mund të keni me atë person. Sepse po e mbani një çast të ngrirë të jetës së tyre”, thotë ai.

Koleksioni i tij ka pesëmijë dokumente të figurave më të famshme të artit, letërsisë, historisë, shkencës, muzikës e zbavitjes që nga viti 1153. Ato janë për mbledhur në një libër të quajtur, “Magjia e dorëshkrimit”.

Aty është një skicë e Michelangelos; letrat e para dhe të fundit të njohura nga Henri de Toulouse-Lautrec; pagesa për 20 seanca e Sigmund Freudit; një letër nga Emily Dickinson; partiturat e Puccinit për “Perëndimin e Artë”; drafti i veprës “Në kërkim të kohës së humbur” të Marcel Proustit; skica e rekuizitave të “Endacakut” të Charlie Chaplinit; letra nga Mary Shelley e shkruar disa muaj pas vdekjes së burrit Percy Shelley, që kërkon nga autoritetet italiane të dorëzojnë varkën që fundosi dhe gjërat në të; letra e Mozartit për babanë e tij Leopold, ku i tregon se po del me një këngëtare të re – gjë që ka mundur ta irritojë Leopoldin që donte që i biri i tij të studionte e të punonte…

Corrêa do Lago thotë se i duket se po e mban një pjesë të historisë në dorë.

“Është momenti i krijimit që është materializuar në një copë letre”, thotë ai.

Videon e realizuar nga BBC, mund ta shikoni: KËTU. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)