LAJMI I FUNDIT:

Çastet dhe fjalët e fundit të Maradonas para se të ndërronte jetë

Çastet dhe fjalët e fundit të Maradonas para se të ndërronte jetë
(Foto: Instagram/Twitter/AFP)

Fjalët e fundit të Diego Maradonas para se të ndërronte jetë i ishin thënë nipit të tij duke i treguar se nuk ndihej mirë.

Legjenda argjentinase e futbollit ka vdekur ditën e mërkurë pas një sulmi në zemër në shtëpinë e tij në Tigre, afër Buenos Airesit.

Mediat kanë zbuluar detaje nga momentet e fundit të 60-vjeçarit, i cili kishte ngrënë mëngjes dhe pastaj i kishte thënë nipit të tij, Johnny Esposito, se nuk ndihej mirë dhe se do të shtrihej përsëri.


(Foto: Foto Andrea Staccioli/Insidefoto/CalcioeFinanca)

Një infermiere që kujdesej për Maradonan pas lëshimit nga spitali (si pasojë e operacionit në tru), e kishte thirrur ambulancën dhe disa sosh kishin arritur te shtëpia e legjendës.

Mirëpo, ishte vonë, meqenëse Diego Armando Maradona kishte vdekur në momentin kur arriti ndihma e shpejtë dhe ekipi paramjekësor nuk arriti ta kthente në jetë.

Mediat argjentinase e kanë përshkruar në detaje ditën e fundit të jetës së Kampionit të Botës. Duke nisur nga zgjimi në mëngjes kur dukej i zbehtë dhe ankohej se kishte të ftohtë.

Pas ngrënies së mëngjesit, ishte kthyer menjëherë në krevat duke i thënë fjalët e tij të fundit: “Me siento mal”, që në shqip do të thotë: “Ndihem keq”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ‘shpërthen’ ndaj klubit pasi transferuan një lojtar në pozicionin e tij

Ylli i Liverpoolit ‘shpërthen’ ndaj klubit pasi transferuan një lojtar në pozicionin e tij

Premier League
Dardanët me mesazh për lojtarët para ndeshjes me Qipron

Dardanët me mesazh për lojtarët para ndeshjes me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

La Liga
Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Foda me disa ndryshime në përbërje

Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Foda me disa ndryshime në përbërje

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori