LAJMI I FUNDIT:

Çasti kur edhe ateisti thotë: “O Zot”!

Çasti kur edhe ateisti thotë: “O Zot”!
Ilustrim

Ilir Hoxholli

Tërmeti është e vetmja dukuri të cilën shkencëtaret nuk e parashikojnë dot. Përveç faktit që pllakat lëvizin dhe i shërbejnë stabilizimit të Tokës, ka dhe frikë e panik. Ajo që dua të ndaj me ju miq është pamundësia jone për të reaguar. Në ato momente ne kuptojmë sa të vegjël jemi.


Sa e pasigurte është jeta, atëherë kur mendon se ke realizuar shumë gjera në jetë, një çast mund të të rrezoje gjithçka. Çast që edhe ateisti thotë: “O Zot”. Por, a na bën tërmeti njerëz më të mirë?

Në fakt, duket se qëllimi i tij është të shkund njerëzit më shumë se sa Tokën. Të shkund pangopësinë e të pasurve që varfërojnë të varfrit. T’i shkund se atë që kanë fituar do ta lënë ne këtë botë dhe asgjë nuk do ta marrin me vete.

Nëse do t’ju pyesnin në ato çaste të lëkundjeve çfarë do të jepnit që mos t’ju gjente gjë, ju dhe fëmijët tuaj do të jepnit gjithçka. E, pra këto janë çastet dhe mundësitë për t’u bërë më të mirë.

Por, a reflektojmë ne pasi toka qetësohet nga dridhjet? Apo pasi kalon fillojmë të shfaqim “trimërinë” duke bërë humor në rrjete sociale? A jeni po aq të sigurt ne çastet kur Toka dridhet, kur orenditë e shtëpisë, zyrës, punës ku punoni ju dridhen dhe rrëzohen?

Jeni një hap larg vdekjes, e ndjejmë pafuqinë, sa të vegjël jemi. Duket sikur na u dha dhe një shans, po po një shans mbase për të ndryshuar, e këtë e kuptojnë të zotët e mendjes.

Ndjeva frikë, e kuptova se nuk isha gati të dilja para Zotit, kërkova kohë, kërkova falje, u pendova por sa vlejti?

Pjesa e falur dhe e mbetur nga jeta do të jetë vërtetuese e asaj që thashë në ato momente. Sa tërmete kanë shkatërruar qytete, sa njerëz nuk e kane patur shansin të jenë përsëri në jetë. Ndaj pas atij tmerri nuk di të them tjetër vetëm se, faleminderit Zot!

Në trend

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e

Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Liga e Evropës

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Lajme
Kalo në kategori