Cassandra Cassie Ventura dëshmoi së fundmi kundër Diddy-t, me të cilin ishte në një lidhje prej vitesh, dhe tani është fotografuar në publik për herë të parë që nga gjyqi, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Alex Fine.

Ventura dhe Fine, shtatzënë, u panë në shkallët jashtë apartamentit të tyre në New York.


Cassie u përpoq të fshihej nga fotografët me syze dielli dhe një kapelë, ndërsa mbante njërën dorë mbi bark. Burri i saj kishte veshur një bluzë blu të përditshme dhe në një moment i vuri dorën në shpinë Cassie-s.

Disa ditë më parë, Ventura pretendoi në sallën e gjyqit se Diddy e kërcënoi se do të publikonte një kasetë të marrëdhënieve intime me të nëse ajo nuk do të pranonte një nga festat e tij të çmendura. Cassie e përmendi për herë të parë atë bisedë ditën e parë të dëshmisë së saj. Më pas ajo tha se kërcënimi për të publikuar regjistrimin e bëri të ndihej e bllokuar dhe se në atë ngjarje të çuditshme në New York ajo pranoi që Diddy të ndalonte së kërcënuari.

Për më tepër, Cassie zbuloi se Diddy e detyroi të ndryshonte imazhin e saj dhe të rruante një pjesë të kokës. Ajo tha se në vitin 2009, reperi i tha të rruajë kokën sepse flokët e saj të gjatë i dukeshin "shumë meksikane".

Alex Fine nga ana tjetër dha një deklaratë pas dëshmisë së saj, në të cilën theksoi se ishte dëshmitar i "forcës dhe guximit të gruas sime ndërsa ajo çlirohej nga e kaluara".

Në deklaratë, ai iu drejtua drejtpërdrejt Diddy-t: "Ti nuk ia theve shpirtin apo buzëqeshjen që ndriçon çdo dhomë. Ti nuk e theve gruan që më bëri një burrë më të mirë. Cassie shpëtoi veten, ajo u nda nga abuzimi, shantazhi, dhuna dhe kërcënimet”. /Telegrafi/