Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka fshirë një postim në Twitter nga llogaria e tij, i cili në dukje njoftonte se ishte homoseksual.

Spanjolli, i cili bëri 725 paraqitje për Los Blancos, doli në mediat sociale për të bërë njoftimin dhe kërkoi 'respekt' nga ndjekësit e tij - por raportimet në Spanjë sugjerojnë se mund të ketë qenë një shaka në përgjigje të thashethemeve për lidhjet e tij.


Zhvillimet vijnë pas ndarjes së Casillas nga ish-gruaja Sara Carbonero në mars të vitit 2021 - pas pesë vitesh martesë. Ish-çifti kanë së bashku dy fëmijë.

63277235 11296561 image a 31 1665321945986

Në një deklaratë të hapur, fituesi i Kupës së Botës shkroi në Twitter: “Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual”. Postimi që atëherë është fshirë.

Menjëherë pas postimit të Casillas në Twitter, ish-rivali dhe bashkëlojtari i kombëtares Carles Puyol u përgjigj në mbështetje të portierit.

Ish-kapiteni i Barcelonës u përgjigj: “Është koha të tregojmë historinë tonë, Iker”, me emoji me zemër dhe puthje. Puyol ka dy fëmijë me të dashurën Vanesa Lorenzo.

63277233 11296561 image a 30 1665321943308

Gazeta spanjolle AS sugjeron se postimi në Twitter është një përgjigje ndaj thashethemeve se ai është në një lidhje të mundshme me Alejandra Onieva - ish-kunatën e prezantueses spanjolle televizive Tamara Falco.

Raportimet në Spanjë gjatë javëve të fundit pohojnë se legjenda e Real Madridit ka qenë private me aktoren në disa raste.

Ish-portieri njoftoi ndarjen e tij nga gruaja Sara Carbonero marsin e kaluar

Thashethemet për një marrëdhënie të mundshme mes të dyshes kanë vazhduar prej disa muajsh, por Casillas duket se e ka mbyllur atë me postimin e tij të fundit në Twitter.

Media të tjera spanjolle, si Marca , sugjerojnë se ish-ylli i Madridit e postoi këtë në Twitter pasi është i lodhur nga zërat që i atribuohen atij – se është homoseksual. /Telegrafi/

Alejandra Onieva në Sustainable Fashion Awards 2022

Casillas e mbylli karrierën e tij me një qëndrim pesë-vjeçar në Porto

telegrafi sport app