LAJMI I FUNDIT:

Casemiro konsideroi largimin nga Reali në ditët e para të Zidanes si trajner, por francezi e bindi me dy fjalë

Casemiro konsideroi largimin nga Reali në ditët e para të Zidanes si trajner, por francezi e bindi me dy fjalë

Casemiro e pranon se e ka konsideruar të ardhmen e tij në Real Madridi gjatë ditëve të para të Zinedine Zidane si trajner i Mbretërve.

Reprezentuesi brazilian ishte pjesë e ekipit nga Santiago Bernabeu kur trajneri francez u promovua në bankinën e Realit.


Zidane mori drejtimin në janar të 2016, në mes të asaj që ishte sezoni i parë i rregullt i Casemiros në kryeqytetin Spanjoll.

Ai fillimisht filloi të anashkalojë brazilianin, me opsione të tjera të favorizuara në mesfushën e tij.

Të gjitha lajmet rreth Casemiros
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Casemiros

Casemiro fillimisht ishte i dëshpëruar me këtë situatë dhe për një moment konsideroi largimin, por u bind me pak fjalë nga Zidane.

“Çfarë po ndodh? Jemi në janar dhe unë dua të kem një rol në skuadër. Unë dua të luaj, shef!”, i kishte thënë Casemiro, Zidanes, sipas Movistar+.

“Casemiro qetësohu, pasi të fillosh të luash nuk do të ndalesh kurrë”, i kishte thënë francezi.

Casemiro dhe Zidane kanë fituar shumë së bashku

Casemiro luajti vetëm 21 minuta gjatë nëntë ndeshjeve të para të Zidanes në janar dhe shkurt të vitit 2016, por gjërat ndryshuan shpejt edhe braziliani u bë shumë i vlerësuar.

Zidane: Askush, e as edhe Courtois, nuk e ka vendin e garantuar
Lexo po ashtu Zidane: Askush, e as edhe Courtois, nuk e ka vendin e garantuar

Braziliani shpejt u bë titullar i rregullt dhe vazhdoi të shkëlqej duke bërë 123 paraqitje nën drejtimin e Zidanes.

Ai e ndihmoi Real Madridin të fitojë tri herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve dhe një herë titullin në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori