Carovska: Do të investohet në kopshte të reja në Koçan, Negotinë, Kavadar dhe Kisella Vodë
Koçan, Negotinë, Kisella Vodë dhe Kavadar janë katër komunat e para nga gjithsej 17 që do të ndërtojnë kopshte të reja me grant të projektit të financuar nga Banka Botërore, me të cilin po përmirësohet qasja deri te shërbimet për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve.
Siç bëri të ditur Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe kryetarët e komunave të Koçanit, Nikollço Ilijev, të Negotinës, Toni Dellkov dhe të Kisella Vodës, Filip Temellkovski, si dhe përfaqësuesi i autorizuar i kryetarit të Kavadarit, Mitko jançev, Todor Efemov, sot i nënshkruan marrëveshjet për grantin vlera e përgjithshme e të cilit vetëm për punët ndërtimore është 220.700.000 denarë. Kapaciteti i përgjithshëm i kopshteve është 552 fëmijë dhe pritet të ndërtohen dhe pajisjen deri në mes të vitit 2021.
“Vazhdojmë të krijojmë më shumë hapësirë në kopshte që nevojitet për zhvillimin e hershëm të fëmijëve, të cilët janë e ardhmja e shtetit tonë. Qëllimi ynë është që vetëm me mbështetjen e Bankës Botërore deri në vitin 2024 të sigurojmë 7.500 vende të reja në kopshte. Njëkohësisht, punojmë në hartimin e projekteve për 13 aplikimet e tjera të cilat janë zgjedhur në konkursin e parë publik dhe në disa muajt e ardhshëm presim edhe me ato komuna të nënshkruajmë marrëveshje për grant”, tha ministrja Carovska në nënshkrimin e marrëveshjeve për grantet.
Carovska u bëri thirrje komunave të hartojnë projekte cilësore dhe të aplikojnë në ndërtimin e kopshteve të reja, sepse investimi në zhvillimin e hershëm të fëmijëve duhet të jetë prioritet i shtetit dhe të vetëqeverisjeve lokale. Konkursi i ardhëm publik për ndarjen e granteve për kopshte pritet të shpallet në mes së vitit të ardhshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama