LAJMI I FUNDIT:

“Carmen”, premiera e dytë për sivjet në Teatrin Kombëtar

“Carmen”, premiera e dytë për sivjet në Teatrin Kombëtar

Nesër në mbrëmje, në Teatrin Kombëtar të Kosovës jepet shfaqja e baletit “Carmen”, me koreografi të ruses Natalia Osipova.

Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, tha se kjo shfaqje ngërthen një ngjarje të veçantë, për të cilën është dashur shumë përkushtim dhe punë për të arritur deri në finalizimin e saj.

“Besoj se puna është bërë shumë mirë dhe rezultati shihet nesër mbrëma”, tha ai.

Koreografia Natalia Osipova u shpreh e lumtur që ndodhet në Kosovë për herë të dytë radhazi për shfaqjen e baletit “Carmen”. Ajo tha se përmes kësaj shfaqjeje do të prezantojë jetën reale dhe atë çfarë ndjen për popullin shqiptar.

“Sa më shumë që e njoh popullin e Kosovës, ia jap krejt dashurinë që kam për të qenë ju të lirë dhe më të pavarur. Në këtë shfaqje nuk është temë vetëm dashuria, por kryesore është liria”, tha ajo. /KP/