LAJMI I FUNDIT:

Caritas Kosova: E infektuara me coronavirus nuk ka asnjë lidhje me organizatën tonë

Caritas Kosova: E infektuara me coronavirus nuk ka asnjë lidhje me organizatën tonë

Organizata bamirëse, Caritas Kosova ka reaguar pas raportimeve se pacientja e infektuar me coronavirus COVID-19 është punëtore e kësaj organizate.

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo organizatë ka mohuar se bëhet fjalë për punëtoren e tyre, duke shprehën keqardhje për rastin.


Ata thanë po ashtu se ai person nuk ka asnjë lidhje me organizatën e tyre.

E konfirmuar: Dy persona të infektuar me coronavirus në Kosovë
Lexo po ashtu E konfirmuar: Dy persona të infektuar me coronavirus në Kosovë

“Pas qarkullimit të disa informacioneve të pasakta në portalet tona ju njoftojmë që punëtorja italiane e cila është diagnostikuar si e infektuar me virusin Covid-19 nuk është punëtore e Caritas Kosova dhe nuk ka pasur ndonjë relacion me organizatën tonë. Sidoqoftë, shprehim keqardhjen tonë për rastet e diagnostikuar dhe ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të zbatojnë në mënyrë strikte masat parandaluese”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/