Cardi B i bën thirrje Nicki Minaj: Pse po e krahason veten me mua, ti ke filluar të merresh me muzikë që 16-vjeçe

Reperja Cardi B ka kritikuar ashpër Nicki Minajn nëpërmjet rrjetit social X, pasi kolegia e saj repere e akuzoi atë për falsifikim të shitjeve të albumit të saj të ri "Am I the Drama".
Konkretisht, në një seri postimesh të drejtpërdrejta dhe ofenduese, Cardi i tha Nickit të ndalonte së përmenduri punën e saj, tallte ndikimin e saj në industrinë e muzikës dhe gjithashtu e kritikoi ashpër për jetë private.
"Pse vazhdon ta përmendësh albumin tim? Mund të të duket si shaka ty, por mua nuk më duket. Ke qenë në industrinë e muzikës për 16 vjet. Duhet ta krahasosh veten me kolegët që kanë filluar në të njëjtën kohë me ty, si Rihanna, Taylor Sëift ose Drake", tha ajo nëpërmjet rrjetit social X.
Why you keep bringing up my album?? It’s not the gag that you think it is..You been in the game like 16 years.. you need to compare yourself to YOUR peers that started around YOUR time. Rihanna, Taylor swift, Drake…those are the numbers you need to be competing wit and you can’t…
— Cardi B (@iamcardib) September 30, 2025
Cardi B theksoi gjithashtu se ishte ende në shkollë të mesme kur Nicki Minaj filloi karrierën e saj, duke i thënë: "Pse po e krahason veten me mua? Ti ke qenë në skenë për një kohë të gjatë, dhe unë sapo kam filluar”.
Konflikti u përshkallëzua më tej kur Cardi e kritikoi Nickin për thashethemet se ajo ka virusin e papillomës njerëzore (HPV), por edhe për tema të errëta familjare - duke i kujtuar publikut vendimin e vëllait të Nickit, Jelani Maraj, i cili u dënua me 25 vjet burg në vitin 2020 për abuzim seksual ndaj një vajze të mitur.
“Vëllai yt merret me vajza 12-vjeçare”, shkroi ajo mes tjerash. /Telegrafi/
pic.twitter.com/gD9aNFPSJr
— Cardi B (@iamcardib) September 30, 2025
Naaaa cuz I was really baking ribs and making blondie brownies and here come this btch bothering me on a damn Monday pic.twitter.com/9w7HAM5aAc
— Cardi B (@iamcardib) September 30, 2025






























































