LAJMI I FUNDIT:

Cara Delevingne shfaqet elegante gjatë daljes në Los Angeles

Cara Delevingne shfaqet elegante gjatë daljes në Los Angeles

Cara Delevingne bëri një paraqitje elegante teksa doli me një mikeshë te Largo në Coronet në Los Angeles të mërkurën.

Ajo u vesh me pantallona me katrorë bash e zi teksa shtoi një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe vendosi mbi një xhaketë të zezë dhe çizme të zeza prej lëkure me lidhëse.


Cara i shtoi kombinimit të saj ngjyra teksa mbuloi një shall mëndafshi me model gjethe rreth qafës me nuanca të gjelbërta dhe rozë.

Flokët e saj bionde të arta ishin rregulluar valë-valë dhe po i mbante të ndara para në të dyja anët.

Pse Cara Delevingne i tha jo operacioneve plastike pasi shqyrtoi si mundësi të bënte gjoksin
Lexo po ashtu Pse Cara Delevingne i tha jo operacioneve plastike pasi shqyrtoi si mundësi të bënte gjoksin

Dalja e Cara vjen pas lajmit se ajo ka grumbulluar një pasuri të madhe para ditëlindjes së saj të 30-të. /Telegrafi/